40 zjarre në 24 orë, flakët ende aktive - Dajti, Dibra, Shkodra e Mallakastra mbeten në fokus të ndërhyrjeve

40 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 vatra vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht.
Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 492 forca operacionale dhe 36 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre, Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 133 efektivë, një helikopter, dy automjete zjarrfikëse, 13 mjete, një dron dhe një autoambulancë.
Në Malin e Dajtit, në Tiranë, zjarri vijon aktiv, por pa rrezikuar zonat e banuara. Për ndërhyrjen në terren janë planifikuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe po monitorohet.
Situata mbetet aktive edhe në disa zona të Dibrës, përfshirë Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë. Në Shkodër, zjarri vijon në Porav të Fushë-Arrëzit, ndërsa në Fier mbetet aktive vatra në Çërrilë të Mallakastrës, në një sipërfaqe me pyll pishe, lis dhe shkurre.
Në qarqet e tjera, përfshirë Lezhën, Elbasanin dhe Korçën, shumica e vatrave janë shuar ose ndodhen nën mbikëqyrje.
Për sot, Forcat e Armatosura kanë planifikuar angazhimin e të paktën 80 efektivëve në Dajt, Çërrilë dhe Rragam, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin e situatës në të gjithë vendin.
Prioriteti i operacioneve mbetet mbrojtja e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve, ndërsa forcat në terren qëndrojnë në gatishmëri për ndërhyrje.
Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin. Çështjet e pushtetit vendor, nën të njëjtën strukturë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i ministrisë, ndërsa në vend......
260 mln euro për energjinë - Kroacia miraton paketën për të frenuar rritjen e faturave për familjet dhe bizneset
Qeveria e Kroacisë ka miratuar një paketë masash me vlerë 260 milionë euro, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë, të nxitur nga......
Inflacioni në Kosovë, 7.3% - Transporti dhe energjia kryesojnë rritjen e çmimeve në gusht
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7,3%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të......
Hidrogjeni kalon 130 mld Usd - Investimet rriten, por kostot mbeten pengesë
Investimet globale në projekte të hidrogjenit të pastër kanë kaluar shifrën e 130 miliardë dollarëve, teksa qeveritë po e shohin gjithnjë e më shumë këtë......
Lufta rikthen qymyrin - Kërkesa globale pritet të arrijë rekord në vitin 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme po ndryshon edhe tregun global të energjisë. Kërkesa për qymyr pritet të rritet me 1.2% gjatë vitit 2026, duke arritur në një......
Evropa po braktis pronësinë - Qiratë kthehen në zgjedhjen e miliona banorëve
Pronësia mbi një banesë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një pjesë të madhe të europianëve, duke e kthyer qiranë nga një zgjidhje të përkohshme në një......
Ligji për faljen e detyrimeve, Tatimet: Në gusht u fshinë 1.95 milionë euro detyrime për 651 tatimpagues
Përgjatë muajit gusht në systemin tatimor janë fshirë edhe 1.95 milionë euro detyrime për 651 tatimpagues. Shifrën e ka publikuar Drejtoria e Tatimeve në......
WE Finance Code, Ahmetaj: Mundësi për krijimin e një sistemi financiar gjithëpërfshirës
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, shpjegon rëndësinë e WE Finance Code për krijimin e një sistemi financiar më......

