40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë - Raporti: Vendi është gjithashtu tranzit për afganët, sirianët dhe pakistanezët
Rreth 40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë vendit. Kështu thotë raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Migracionit, i cili thekson se për shkak të mungesës së mundësive më të mira të punësimit, apo punëve që paguhen më tepër, shumë njerëz janë larguar nga nënrajoni i Evropës Lindore dhe Juglindore, shpesh për të punuar në Evropën Perëndimore dhe Veriore.
Sipas raportit, Shqipëria dhe Moldavia janë dy nga vendet më të goditura. Rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë vlerësohet që punon jashtë vendit, duke kontribuar kështu në fenomenin e ikjes së trurit dhe ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që humbasin vazhdimisht punëtorë, si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në sektorët që kanë nevojë për punonjës me kualifikim të lartë. Shkalla e lartë e varfërisë, hendeqet e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni i konsiderueshëm dhe klientelizmi, ndër faktorë të tjerë, ndikojnë në vendimet e njerëzve për t'u larguar nga vendi.
Ndërsa shumë persona që largohen nga Evropa Lindore dhe Juglindore janë migrantë të rregullt që përfundojnë duke punuar në Rusi ose në vende brenda Evropës Perëndimore dhe Veriore, ka pasur gjithashtu një rritje të numrit të migrantëve të parregullt nga disa vende në nënrajon. Raporti thekson se mijëra të rinj shqiptarë, për shembull, kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumë prej tyre rrezikojnë jetën duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose gomone.
Migrimi i parregullt nga dhe përmes Evropës Juglindore dhe Lindore mbetet një sfidë më vete. Shpesh me ndihmën e kontrabandistëve, nënrajoni është një zonë kryesore tranziti dhe karakterizohet nga flukse migrimi të përziera, veçanërisht për migrantët që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore dhe Veriore. Ardhjet e parregullta në Bashkimin Evropian përmes Ballkanit Perëndimor, kryesisht nëpërmjet vendeve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, kanë parë një rritje të mbërritjeve që nga viti 2018. Tre kombësitë më të mëdha që vijnë në Ballkan për të shkuar më pas në vendet e Evropës Perëndimore, janë afganët, sirianët dhe pakistanezët.
Sondazh

Përvjetori i 3-të i pushtimit të Ukrainës: Trump quan Zelenskyn 'diktator', liderët botërorë mbërrijnë në Kiev ndërsa BE jep 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare!
Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev me tren të hënën në mëngjes për të shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe......

Hapen aplikimet për panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: Mbështetje 70% për 2 mijë familje!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se duke nisur nga sot qytetarët mund të aplikojnë......

Kush është Friedrich Merz, udhëheqësi me plane më të ashpra emigracioni që do të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë?!
Unioni Demokristian (CDU), partia opozitare konservatore e Gjermanisë, duket se ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura të dielën. Me këtë rezultat,......

Euro forcohet, e nxitur nga optimizmi për rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani!
Si euro ashtu edhe tregjet gjermane të kapitalit ka të ngjarë të nxiten nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme gjermane gjatë fundjavës. Euro u ngjit në......

Zgjedhjet në Gjermani: CDU pretendon fitoren zyrtare pasi partitë më të vogla humbasin pragun!
Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) i Gjermanisë dhe lideri i saj Friedrich Merz ka dalë i pari në zgjedhjet e së dielës me 28% të votave. Alternativa e......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit......

Presidenti i Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nayhan në Tiranë, shkëmbehen marrëveshjet e bashkëpunimit
Mbërrin në Tiranë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga Kryeministri Edi Rama.......

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve-Gonxhja: Po punohet në konservim dhe restaurim
Në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kryeqytet, punimet janë tashmë në një fazë të avancuar. Ngrehina e vjetër, ndërtim i viteve’70 kishte......