Shqipëria Postuar më 7 Prill 2025, 12:57

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë

Nga Scan TV

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat

Katër pajisje të reja skaneri për kryerjen e kontrollit të bagazheve të pasagjerëve në mënyrë të shpejtë dhe efikase janë vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, si dhe në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe të Sarandës.

Instalimi i këtyre pajisjeve me rreze X do të rrisë cilësinë e kontrolleve të bagazheve të pasagjerëve, si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e kontrollit, duke ruajtur balancën e duhur ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme në çdo pikë doganore.

Skanerët me rreze X do të ndihmojnë në përmbushjen e detyrimeve të sigurisë kombëtare në kufi, si për të garantuar qarkullimin e ligjshëm të udhëtarëve dhe mallrave në këto pika kufitare, në më pak kohë dhe më shumë cilësi, ashtu dhe në kuadër të forcimit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat