Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2024, 11:28

4% e bizneseve marrin hua nga burime joformale - Kostot e larta të prodhimit i çojnë ndërmarrjet në “derë” të institucioneve financiare

Nga Ledina Elezi

4% e bizneseve marrin hua nga burime joformale - Kostot e larta të

Kostot e larta të prodhimit dhe aksesi në financim, kanë qenë disa nga problematikat kryesore që kanë hasur bizneset në ushtrimin e aktivitetit të tyre gjatë gjysmës së parë të vitit. Normat e larta të interesit në fillim të 2024-ës, apo shtrëngimi i kushteve të financimit, e kanë vështirësuar marrjen e një kredie nga bizneset prej bankave ose institucioneve financiare jo banka, për përballimin e kostove të prodhimit të punës.

Megjithatë, përveçse për përballimin e shpenzimeve afatshkurtra, huamarrja e bizneseve është realizuar edhe për kryerjen e një investimi afatgjatë, apo për shlyerjen e një huaje më të vjetër.

Por, sa realisht është përdorur dhe a ka qenë e mjaftueshme kjo hua?

4% e bizneseve marrin hua nga burime joformale - Kostot e larta të

Për 87% të bizneseve, niveli i huamarrjes për financimin e veprimtarisë së tyre është i përshtatshëm. Gjatë periudhës, rreth 57% e ndërmarrjeve kanë vijuar të financojnë veprimtarinë e tyre vetëm nëpërmjet shitjeve, por nuk mbetet pas edhe financimi i realizuar nëpërmjet kombinimit të shitjeve me rezervat e mbartura, ndjekur nga kombinimi i shitjeve me huanë.

Sipas një vrojtimi të realizuar nga Banka e Shqipërisë, rreth 91% e bizneseve huamarrëse deklarojnë se i janë drejtuar për kredi sistemit financiar, 4% kanë përdorur burime joformale, si për shembull persona fizikë, kompani të tjera, mall i papaguar e të tjera, ndërsa thuajse 5% e tyre kanë përdorur një kombinim burimesh formale dhe joformale. Pesha e bizneseve që deklarojnë vetëm hua formale ka rënë me 0.2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

Vetëm një pjesë e vogël e bizneseve i janë drejtuar për kredi institucioneve financiare jo banka. Më shumë biznese të vogla kanë kërkuar hua nga këto institucione dhe kjo për arsye se bankat i perceptojnë ato me një risk më të shtuar se bizneset e mëdha. Konkretisht, vetëm 3% e ndërmarrjeve të vogla, 1% e ndërmarrjeve të mesme dhe 0.3% e ndërmarrjeve të mëdha kanë marrë një kredi nga institucionet e mikrofinancës.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë nga java shkuar më një rënie të lehtë të kuotës sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat