Shqipëria Postuar më 31 Mars 2025, 12:42

38 mln euro për blerjen e energjisë - Në periudhën janar-mars KESH zhvillon 10 tenderë

Nga Ola Mitre

38 mln euro për blerjen e energjisë - Në periudhën

Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro

Rreth 38 mln euro u shpenzuan në 3 muajt e parë të vitit për blerejn e energjisë, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në total janë blerë rreth 268 mijë mWh energji, me një çmim mesatar prej 136 euro/mWh. Në total përgjatë 3 muajve janë zhvilluar 10 tenderë për sigurimin e energjisë.

Kjo situatë është e ndryshme nga ajo e vitit të kaluar, duke qenë se deri në muajin qershor nuk u zhvillua asnjë procedurë për blerjen e energjisë, pasi nevojat plotësoheshin nga prodhimi i hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit. Sipas përllogaritjeve rezulton se përgjatë gjithë vitit 2024 fatura për blerjen e energjisë arriti në rreth 70 mln euro.

Këto të dhëna nxjerrin në pah edhe njëherë varësinë që ka vendi ynë nga kushtet e motit në drejtim të gjenerimit të energjisë elektrike. Kjo, duke marrë në konsideratë se rreth 94% e saj prodhohet nga burimet ujore, ndërsa vetëm 6% vjen nga impiantet fotovolatike. KESH ka deklaruar se ka disa projekte në zbatim, që synojnë ndërtimin e centraleve diellore, çka do të diversifikonte portofolin e kompanisë publike të gjenerimit, por deri më tani në prodhim është vetëm Qyrsaqi, me fuqi të instaluar 5.14 mWp.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat