Shqipëria Postuar më 16 Janar 2025, 14:55

3.7 milionë lekë gjoba për abuzimin me të dhënat - Komisioneri, 16 vendime dhe 20 rekomandime në 2024-ën

Nga Elisabeta Dosku

3.7 milionë lekë gjoba për abuzimin me të dhënat -

Qytetarët shqiptarë po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë sa i takon mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe mos lejimin e shkeljes së privatësisë.

Gjatë vitit 2024, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë 16 vendime penalizuese mbi subjekte të kategorive të ndryshme sa i takon shpërdorimit të të dhënave të qytetarëve.

Një pjesë e mirë e hetimeve kanë nisur nga ankesat që janë bërë nga vetë këta të fundit.

Vendimet kanë të bëjnë kryesisht me mbledhjen e të dhënave dhe mospërmbushja e ligjit sa i takon afate konkrete lidhur me kohën e ruajtjes së të dhënave personale, për dokumentacionin që administron në funksion të veprimtarisë që ushtron, por edhe problematika te tjera.

Konkretisht, vendimet janë në sektorë të arsimit, kryesisht shkolla private, në sektorin financiar, në arsimin parashkollor,  në shërbimin postar privat, në fushën e komunikimit dhe telekomunikacionit, në sektorin e prodhim software, marketing në median sociale etj.

Vlera e masave administrative të vendosur kundrejt subjekteve publike dhe private arrin në rreth 3.7 milionë lekë.  Gjoba maksimale arrin deri në 460 mijë lekë për subjekt në varësi të shkeljeve që ka kryer dhe ajo minimale në 40 mijë lekë.

Nga ana tjetër janë dhënë edhe 20 rekomandime për subjekte në fushën e arsimit, hotelerisë, komunikimit dhe institucioneve të ndryshme shtetërore mbi respektimin e detyrimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat