360 fermerë do të financohen nga skema e investimeve - Shtyhet afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimet e përzgjedhura
Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 ka përfunduar më 8 nëntor 2024. Aktualisht, Agjencia për Zhvillimin bujqësor dhe Rural është ende në proces të kontrollit administrativ, ku afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është shtyrë deri më 28 Shkurt 2025.
Sipas AZHBR-së, ndërkohë, po vazhdon kontrolli në terren për verifikimin e aplikimeve që janë pranuar për subvencion. Paralelisht, disa kontrata janë nënshkruar dhe disbursimi i fondeve ka nisur, duke lejuar fermerët që kanë plotësuar kriteret e kualifikimit dhe kanë lidhur marrëveshjet përkatëse të nisin realizimin e projekteve
Referuar të dhënave zyrtare të AZHBR, Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistruar gjithsej 404 aplikime. Nga këto, deri më sot, 360 aplikime kanë përmbushur kriteret e përzgjedhjes.
Interesi më i lartë ka qenë për investime në mekanizimin e fermave me 305 aplikime dhe për ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve me 49 aplikime.
Ndërkohë, numri i aplikimeve për masat që lidhen me serrat diellore dhe akuakulturën ka qenë më i kufizuar. Rajonet me kërkesën më të lartë për këtë skemë janë Fieri, Vlora dhe Korça, duke reflektuar interesin e fermerëve për mbështetje në këto zona me tradita bujqësore dhe blegtorale.
Fondi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, i vendosur në dispozicion nga buxheti i Qeverisë Shqiptare është 1.5 miliardë lekë, me shtrirje dyvjeçare, që do të disbursohen në formën e granteve deri në 50% të vlerës së faturave tatimore të investimit.
Ky financim mbulon fushat kryesore të investimeve, si ndërtimin e serrave diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, blerjen e mekanikës bujqësore dhe investime në akuakulturën detare.
Mbështetja financiare është një iniciativë e rëndësishme për modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke siguruar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të konkurrencës në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në rajonet me potencial të lartë prodhimi.
Sondazh

“Energjia bërthamore do të rikthehet në 2027” - Italia përgatit planin për dekarbonizimin e industrisë
Italia synon të finalizojë deri në fund të vitit 2027 një plan që lejon përdorimin e energjisë bërthamore, pasi u ndalua pothuajse 40 vjet më parë, tha......

Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.25 mln mWh. Çmimi mesatar, 112 euro/mWh
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë nga shkurti i vitit 2024 rriti volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike,......

Sa kushtojnë rrjetat antibreshër? - Deri në 3500 euro/dynymi. Kostot aktuale për serat bujqësore
Thuajse çdo vit, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, reshjeve të dendura të shiut, breshërit apo dëborës, tonelata me prodhime të fermerëve......

Gentian Sala në krye të AKEP? - Këshilli i Ministrave dërgon propozimin për miratim në Kuvend
Së shpejti Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) do të ketë drejtues të ri. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit kandidaturën e Gentian Sala,......

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare fitojnë terren në tregjet e huaja
Rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” përgjatë vitit 2024, tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në......

Pasuria e miliarderëve u rrit me 2 tln USD në 2024 - Shkalla e rritjes ishte 3 herë më e shpejtë se një vit më parë
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë në 2024, tre herë më shpejt se një vit më parë, duke arritur në 5.7 miliardë dollarë në ditë,......

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane - Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë
Kryeministri vendit Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota pozitive duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98 lekë dhe shitet me......