36 mln euro për rrugën Fier-Fratar - ARRSH shpall kompaninë fituese për rehabilitimin, gjatësia 43.6 km
Me një ofertë prej rreth 36 mln euro, pa TVSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për rehabilitimin e aksit rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar.
Fondet për këtë aks u vunë në dispozicion me ndryshimet që iu bënë buxhetit të shtetit pak kohë më parë, teksa fitues është shpallur kompania “Gjoka Konstruksion”.
Sipas dokumenteve të tenderit aktualisht rruga Fier – Fratar është në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh nuk janë kryer investime.
“Si pasojë e zhvillimeve demografike të ndodhura në 20 vitet e fundit, kjo rrugë në disa pjesë të saj kalon në qendrat e banuara, rritja e të cilave në numër popullsie dhe mungesa e investimeve, në rrugë, ka çuar njëkohësisht edhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore”, - thuhej ndër të tjea në dokumentet e tenderit.
Ndërkaq, segmenti ku do të ndërhyhet ka një gjatësi prej 43.6 km, përfshirë qytetin e Ballshit, me gjatësi prej 0.9 km. Pjesa tjetër ndahet në 3 segmente, ku i pari nis nga Fieri, deri në Kthesën e Patosit, me gjatësi 5.9 km.
Segmenti i dytë përfshin aksin kthesa e Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, ndërsa i treti salje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km.
Sondazh

Jo tarifa për transaksione bankare deri 5,000 euro - Nisma e qeverisë greke synon të reduktojë kostot për familjet
Greqia do të heqë taksat dhe tarifat bankare për disa transaksione me pakicë si pjesë e masave për të ndihmuar familjet të përballen me një krizë të kostos......

Miratohet projektligji për Forcën Rezerviste - Vëngu: Deri në vitin 2030, kostoja parashikohet në 2.6 mld lekë
Është miratuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligji për Forcën Rezerviste në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezantoi......

Shpallen fituesit e fondeve në bujqësi - Nafta dhe 7 masat, 70 mijë fermerë përfitues
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të fermerëve që do të përfitojnë fonde në bujqësi. Referuar listës janë në total......

Turizmi zgjeroi tregtinë me pakicë/ Karburantet, ndikuesit kryesorë në rritje
Tregtia me pakicë në Shqipëri vazhdon të shfaqë një dinamikë pozitive, duke pasqyruar një rritje të qëndrueshme në volumet dhe vlerat e shitjeve kjo e......

Shërbimet rriten në shitje, punë dhe paga/ Prodhimi, në “ngërç”. Industria paraqitet me rënie në disa tregues
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti paraqiten me......

Kroaci, plani i ri për rritjen e popullsisë - Qeveria do të investojë 685 mln euro për të frenuar krizën demografike
Kroacia po ndërmerr veprime për të trajtuar rënien e popullsisë dhe shkallën e ulët të lindjeve me një plan 685 milionë eurosh të fokusuar në mbështetjen e......

ALPEX nis ankandet brenda së njëjtës ditë - Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike: Çmime dinamike, tregti efikase ndërkufitare
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektirke, ALPEX ka nisur operimin e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, midis Shqipërisë dhe Kosovës si bashkim......

Ekonomia gjermane do të vijojë “ngecjen” në 2025 - Sipas Bundesbank, politikat e Trump rrezikojnë eksportet vendase
Ekonomia e Gjermanisë nuk ka shumë gjasa të rritet në vitin 2025, pas tkurrjes së këtij viti, sipas parashikimeve të reja nga Bundesbank. Produkti i......