3,580 legalizime të miratuara në korrik/ ASHK: Vendimet mbërrijnë direkt në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik janë miratuar gjithsej 3,580 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumentacionin përkatës të pronësisë.
Sipas njoftimit, përfituesit nuk kanë nevojë të paraqiten pranë sporteleve, pasi vendimi i legalizimit u dërgohet drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania. Dokumenti është i pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik, duke garantuar vlefshmërinë ligjore dhe lehtësuar procedurat administrative.
Ky shërbim synon të reduktojë kohën e pritjes dhe të shmangë kostot e panevojshme për qytetarët, ndërsa procesi zhvillohet tërësisht në mënyrë elektronike. Ndërkohë, për transparencë të plotë, listat emërore të përfituesve janë publikuar në rubrikën "Publikime", të organizuara sipas Drejtorive Vendore përkatëse. Qytetarët mund të verifikojnë nëse janë përfitues duke konsultuar listat e publikuara dhe më pas të shkarkojnë vendimin nga llogaria e tyre në e-Albania.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën apel që të gjithë qytetarët të kontrollojnë periodikisht profilin e tyre në platformën elektronike, për t'u njohur me dokumentet dhe shërbimet që u vihen në dispozicion në mënyrë dixhitale.
ASHK thekson se procesi i legalizimeve mbetet prioritet, me synimin për të përshpejtuar formalizimin e pronave dhe për të ofruar shërbime më të shpejta, më transparente dhe më efikase për qytetarët.
Mbi 2 milionë ton mallra të përpunuara në 6 muaj/ Eksportet në Portin e Durrësit shënojnë rritje prej 39%
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se mbi 2 milionë ton mallra janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke......
Zgjerimi i nxjerrjes së naftës/ Albpetrol kërkon investitor për vendburimin Gorisht-Kocul, afati i aplikimeve deri më 2 nëntor
Shoqëria shtetërore Albpetrol ka hapur zyrtarisht garën për përzgjedhjen e një kompanie që do të zhvillojë dhe prodhojë hidrokarbure në vendburimin ekzistues......
Zjarret po “djegin” edhe ekonominë evropiane/ Dëmet kalojnë 3 miliardë euro. Hiri mbulon thuajse 5 milionë hektarë
Kostoja ekonomike nga zjarret dhe valët e të nxehtit që kanë goditur Evropën ka arritur tashmë në mbi 3 miliardë euro. Pothuajse 5 milionë hektarë janë......
“IA, mundësi jetike për ekonomitë në zhvillim”/ Banka Botërore: Do arrijnë në një dekadë atë që mund të kërkonte një shekull
Inteligjenca artificiale (IA) u mundëson vendeve në zhvillim të arrijnë brenda një dekade atë që, në kushte normale, do të kërkonte një shekull, nëse......
Korriku, rekord i nxehtësisë në Francë/ Temperatura mesatare në të gjithë vendin arriti në 24.9 gradë Celsius
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Francë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1900, tha agjencia kombëtare e motit......
Punime në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton kufizime të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se më 6 dhe 7 gusht 2026 do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Durrës–Tiranë, në......
Industria e mbrojtjes, ministri Ermal Nufi zhvillon takim me homologun italian Guido Crosetto në Romë
Romë, Itali, 4 Gusht 2026 - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, z. Guido......
EKSKLUZIVE/ Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Televizioni SCAN......

