357 milionë lekë për linjën e re kabllore 110kV - Tirana 1-Zogu i Zi, rritet kapaciteti i transmetimit të energjisë elektrike
Operatori i Sistemit te Transmetimit OST ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës kabllore 110 kV Tirana 1-Zogu i Zi, si dhe trakti përkatës në N/St. Tirana 1. Ky projekt ka një fond limit prej 357 milionë e 180 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, synimi është garantimi i qëndrueshmërisë të Sistemit Energjitik, si dhe siguria e furnizimit me energji elektrike në tensionet e larta. Projekti do të bazohet në zbatimin e rreptë të rregulloreve të Sigurimit Teknik dhe të Shfrytëzimit Teknik të Nënstacioneve dhe Linjave të Sistemit Energjitik.
Ndërkohë, sistemi i tokëzimit dhe instalimet do të projektohen dhe do të ndërtohen në përputhje me standardet e referuara, si dhe do të jetë në përputhje me publikimin e Institutit Elektrik dhe Elektronik të Inxhinierëve.
Projekti pritet të kontribuojë në përmirësimin e insfrastrukturës energjitike dhe të sigurojë rritjen e kapaciteteve të transmetimit të energjisë në kryeqytet.
Kohëzgjatja e kontratës apo afati për zbatimin e saj është 18 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës. Ndërkohë, afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është deri më datë 03.12.2024 ora 10:00.
Sondazh

Pensioni privat po fiton besimin e qytetarëve - Hoxha: Fondet mund të përdoren edhe si investime përgjatë skemës
Qytetarët janë gjithnjë e më shumë të prirur që të investojnë tek skemat e pensioneve private, ku jo vetëm që marrin pension pasi plotësojnë kriteret, por......

Fermerët bllokojnë rrugët e Francës - Protestat, për shkak të një marrëveshjeje të mundshme me vendet e Mercosur
Fermerët francezë bllokuan një rrugë pranë Parisit, pasi perspektiva e një marrëveshjeje tregtare midis vendeve evropiane dhe shteteve të Mercosur thekson......

Si do krijohet fondi për bonusin e pensionistëve? - Pr.buxheti 2025 diskutohet në parim, PD dorëzon 17 amendamente
Teksa fondi i parashikuar për bonusin e pensionistëve për vitin 2025 është 37 mln euro, ministri i Financave Petrit Malaj ka shpjeguar sesi do të funksionojë......

852 mln lekë të ardhura shtesë nga akciza e cigareve - Parashikohet rritje deri në vitin 2026. Në këtë 10-mujor u arkëtuan 1,7 mln lekë plus
Gjatë vitit të ardhshëm, rreth 852 milionë lekë parashikohet të jenë të ardhurat shtesë nga akciza e cigareve, si dhe 20% TVSH-ja mbi këtë shumë të rritur......

Ku po shkojnë eksportet shqiptare? Thellohet sërish rënia në Tetor. Na “braktisën” Kosova, Italia dhe Spanja
Eksportet kanë thelluar sërish rënien në muajin Tetor të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Vlera e tyre në këtë muaj arriti në 31 mld......

8 qarqe humbën mesatarisht 2,300 familje në vit/ Në dekadën e fundit, Dibra dhe Shkodra me "zbrazjen" më të lartë. "Shtohet" Vlora
Ndryshimet në strukturën demografike të Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit pasqyrojnë tendenca të forta urbanizimi, migrimi të brendshëm dhe emigracioni......

Ndikimi ekonomik i Maratonës së Bostonit - Eventi sportiv gjeneroi mbi 500 milionë dollarë të ardhura
Maratona e Bostonit 2024 rriti ndjeshëm ekonominë e Massachusetts me një ndikim të vlerësuar prej 509 milionë dollarë, siç raportohet nga Instituti UMass......

1000 ditë lufte: Sheshi i Kievit mbushet me flamuj për të rënët e Ukrainës!
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 1000-të, një det me flamuj blu dhe të verdhë vazhdon të rritet për nder të të rënëve në Sheshin e Pavarësisë në......