35% rimbursim për produksionet/ Shqipëria kërkon të tërheqë filma, seriale dhe investime të huaja

Filmat, serialet dhe produksionet e huaja mund të kthehen në një burim të ri të ardhurash për ekonominë shqiptare. Përmes projektligjit të ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion konkurrues për industrinë filmike në rajon dhe më gjerë.
Një nga mekanizmat kryesorë të draftit është skema “cash rebate”, e cila parashikon rimbursim deri në 35% të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale.
Praktika të ngjashme përdoren prej vitesh nga vende si Hungaria, Kroacia apo Italia, të cilat kanë arritur të tërheqin miliona euro investime nga produksionet ndërkombëtare. Në relacionin shpjegues thuhet se mungesa e një instrumenti të tillë ka qenë një nga arsyet që Shqipëria ka mbetur jashtë konkurrencës rajonale për industrinë filmike.
Efekti ekonomik nuk lidhet vetëm me prodhimin e filmit. Çdo produksion përfshin zinxhir shërbimesh. Vetë relacioni argumenton se zhvillimi i industrisë audiovizuale pritet të sjellë vende të reja pune, formalizim të tregut dhe rritje të turizmit përmes promovimit të territorit shqiptar në ekran.
Projektligji zgjeron gjithashtu konceptin tradicional të industrisë së filmit. Për herë të parë, në fokus përfshihen edhe serialet televizive, platformat digjitale, prodhimet për OTT, videolojërat dhe formatet interaktive audiovizuale.
Në funksion të kësaj reforme, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të zëvendësohet nga Agjencia Kombëtare e Kinematografisë dhe Audiovizualit, AKKA, e cila do të ketë kompetenca më të gjera në financim, monitorim dhe promovim të sektorit.
Ndërkohë, drafti parashikon edhe krijimin e Albanian Film Commission, një strukturë që do të shërbejë si “one stop shop” për produksionet vendase dhe të huaja, duke lehtësuar procedurat administrative dhe logjistike për xhirimet në Shqipëri.
Financimi i institucionit të ri do të mbështetet jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga përqindje mbi tatim-fitimin e televizioneve, platformave online, operatorëve të internetit dhe kompanive të komunikimeve elektronike.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpret Takimin e 31-të të Rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të Programit Customs të Bashkimit Europian
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Komisionin Europian, organizoi Takimin e 31-të të Rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të Programit “EU......
“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit
Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës......
Bizneset shqiptare, skemë të re financimi nga BEI - Rama: Nuk kemi plan B veç BE-së. Synojmë të marrim nga ju dije e investime
Bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare do të kenë akses në një linjë të re financimi me kushte lehtësuese, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Bankës......
Milot–Balldre drejt finalizimit - Shpallja e fituesit të koncesionit, punimet do zgjasin 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që në ditët në vijim të shpallet......
Tatimet referojnë 95 çështje në prokurori - Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, preken 133 subjekte
Sektori i Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Sektorin e Administrimit dhe Analizës, si dhe, me Sektorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë referuar......
Privatësia, si do të trajtohen të dhënat biometrike dhe gjenetike? - Komisioneri Dervishi: Garanci për qytetarët dhe standard për administratën
Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë publike, si dhe roli i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale ishin në......
“Për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi” - Rama: Samiti i përbashkët me Izraelin, mundësi për të garantuar sigurinë kibernetike
Samiti Shqipëri-Izrael bën bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit......
Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet tejkalojnë lindjet me 368 më shumë. Gjirokastra, më rënien më të madhe
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje vit pas viti, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat......


