Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2024, 13:57

35 milionë euro për hidrometeorologjinë - Investime në infrastrukturë për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Nga Ola Mitre

35 milionë euro për hidrometeorologjinë - Investime në

35 mln euro është vlera që do të investohet për modernizimin e infrastrukturës për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike. Qeveria shqiptare, qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, përmes një konference të përbashkët prezantuan nisjen e programit ALBAdapt, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

“Mungesa e një sistemi modern dhe funksional të shërbimeve hidrometeorologjike, e ka shtuar ndjeshmërinë tonë dhe ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një reforme të thellë në këtë sektor për të cilën nevojiten dhe mjetet financiare dhe një koordinim më i mirë mes institucioneve tona. Ky projekt këtë synon përmes moderinizimit të infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancuar, programi do të harmonizojë dhe qendërzojë informacionin mbi klimën, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë qytetarët”, - tha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

E pranishme në aktivitet ishte edhe zëvendëskryeminsitrja Belinda Balluku, e cila tha se përveç bazave rregullatore që na përafrojnë me vendet e BE, janë shumë të rëndësishme sinergjia dhe inovacioni në projekte të tilla.

“Bashkërendimi, koordinimi parandalues dhe inovacioni janë dy elementë që duhet të përdoren gjerësisht përballë të gjitha çështjeve të emergjencave civile dhe të gjitha çështjeve sfiduese që sot po hasim përballë nesh për shkak të ndryshimeve klimatike. Në emër të qeverisë shqiptare kam sot kënaqësinë të falenderoj të gjithë partnerët”, u shpreh Balluku.

Programi do të integrojë teknologjinë dhe ekspertizën më të avancuar meteorologjike nga institucione të njohura si Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji e Zvicrës. Ky projekt e bën Shqipërinë të parin vend në rajon që akseson fonde bilaterale nga Fondi i Gjelbër i Klimës.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat