3.4 mln euro shtesë për Qukës-Qafë Plloçë - ARRSH hap tenderin për plotësimin e punimeve në lotin I
Përfundimi i punimeve në lotin e parë të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë do të bëhet me fonde buxhetore. Autoriteti Rugor Shqiptar ka hapur tenderin, teksa fondi limit i vënë në dispozicion është 336 mln lekë, apo rreth 3.4 mln euro.
Tenderi për plotësimin e punimeve është hapur pas një verifikimi të kryer në terren mbi gjendjen ekzistuese të këtij aksi, duke marrë në konsideratë edhe kohën e gjatë që ka kaluar që nga nisja fillestare e punimeve.
Sipas dokumenteve të tenderit punimet në këtë segment kanë filluar në qershor të vitit 2009 dhe kanë përfunduar në dhjetor të vitit 2014.
Ndërkohë që, gjatë zbatimit të punimeve ndodhi një rrëshqitje massive, ku përveç fshatit që ishte në krahun e majtë të rrugës u dëmtua në një shkallë të konsiderueshme dhe trupi i rrugës, muret pritës prej betoni, veprat e artit si tombino etj.
Si rezultat i rrëshqitjes u bë spostimi i aksit në një gjatësi rreth 800 ml, i cili kishte një kosto shtesë prej 20% të vlerës së kontratës.
Por, edhe me fondet shtesë, objekti nuk përfundoi 100% dhe nuk u vendos në shfrytëzim, pasi mbetën pa u realizuar shtresat rrugore, sinjalistika horizontale, vertikale, siguria rrugore, disa elemente të urës, kunetat e betonit, kanalet, fibra optike. Për këto arsye, nevojiten edhe një sërë punimesh, në mënyrë që aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.
Përveç lotit I, për përfundimin e kësaj rruge aktualisht punohet edhe në 2 lote të tjera, ndërsa më herët është deklaruar se punimet parashikohet të përfundojnë në vitin 2025.
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C1 ku shpejtësia e lejuar do të jetë 80 - 90 km/orë.
Sondazh
Sllovenia i bashkohet Partneritetit të BE-së për Hidrogjenin - Vendi do të përfitojë mbështetje financiare për projektet e gjelbra
Sllovenia është bërë pjesë e Partneritetit të Bashkimit Evropian për Hidrogjenin e Pastër. Ky bashkëpunim do t'i sigurojë vendit mbështetje për ndërtimin dhe......
Euro rritet lehtë, por mbetet poshtë 100 lekëve - BSH: Gjatë nëntorit, 1 euro u këmbye me mesatarisht 98 lekë
Euro ka vijuar të rimëkëmbet lehtë gjatë muajit nëntor, por duke mbetur poshtë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nëntori......
Forcohet Dollari ndërsa Euro, franga e Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka fituar pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 92.8 lekë dhe duke u shitur me 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën......
Shqipëri vs Kosovë, në cilin vend është jetesa më e mirë? Përballja e shifrave, nga treguesit kryesorë ekonomikë deri tek ato demografikë
Festat e nëntorit, janë shumë të rëndësishme për shqiptarët në Shqipëri, por edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi këto data simbolizojnë përpjekjet e......
Kursi i këmbimit, 120 mln euro humbje për eksportuesit - Prençe: Kërkohet reagim, 65 mijë vende pune në rrezik
Zhvlerësimi i euros kundrejt lekut vijon të shkaktojë humbje të larta për eksportuesit si dhe mbyllje të kontratave. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari......
Arsimi dhe Shëndetësia me rritjen më të lartë vjetore të kreditimit/ Financimi për bizneset me rënie për të dytin muaj me rradhë
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private, në periudhën tetor 2023 – tetor 2024......
Çmimet e kafesë, më të lartat në 27 vite - Periudha e thatësirës dhe pengesat logjistike, ndër faktorët kryesorë
Çmimet e kontratave të së ardhmes së kafesë arritën nivele të reja, me variantin Arabica në nivele që nuk janë parë që nga fundi i shekullit të......
Në 3 muaj u shtuan 73 bankomate të reja - BSH: U realizuan 1.8 milionë transaksione. Por, sa lekë tërhoqën shqiptarët?
Në vendin tonë numërohen gjithsej 1114 bankomate për urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim parash. Shifrat flasin për një rritje me 7% të ATM-ve në......