335 miliardë lekë borxh maturohet në 2026 - Bonot 12-mujore dhe obligacionet mbajnë peshën kryesore të shlyerjeve gjatë vitit

Gjatë vitit 2026, qeveria shqiptare përballet me një volum të konsiderueshëm të maturimit të borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave zyrtare, pagesat totale të borxhit që maturohet gjatë vitit arrijnë në 335 miliardë lekë.
Pjesa dërrmuese e këtij borxhi, rreth 329.11 miliardë lekë, lidhet me bono thesari dhe obligacione, ndërsa 6 miliardë lekë janë planifikuar të tërhiqen nga tregu përmes gjashtë ankandeve buyback, që synojnë blerjen mbrapsht të obligacioneve referencë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare që maturohen në vitin 2027. Ky mekanizëm përdoret për të menaxhuar më mirë portofolin e borxhit dhe për të ulur rrezikun e rifinancimit.
Nga totali i maturimeve për vitin 2026, 189.03 miliardë lekë janë bono thesari, kryesisht afatshkurtra, ndërsa 146.08 miliardë lekë janë obligacione me afate më të gjata.
Sipas shpërndarjes sipas instrumenteve, peshën më të madhe e mbajnë bonot 12-mujore, të ndjekura nga obligacionet 2-vjeçare. Më pas renditen obligacionet 3-vjeçare dhe ato 5-vjeçare, ndërsa instrumentet me afate më të gjata, 7 dhe 10 vjet, kanë volume dukshëm më të ulëta.
Edhe shpërndarja mujore e maturimeve tregon përqendrim të lartë në fillim të vitit. Janari, shkurti dhe marsi janë muajt me vlerat më të larta të borxhit që maturohet. Vetëm në tremujorin e parë, qeveria duhet të përballojë pjesën më të madhe të maturimeve vjetore.
Në këtë periudhë, dominues janë bonot 12-mujore, me rreth 75.74 miliardë lekë, obligacionet 2-vjeçare me 23.52 miliardë lekë, si dhe obligacionet 5-vjeçare. Po ashtu, në muajin shkurt maturohen edhe obligacione 3-vjeçare.
Në total, për vitin 2026, emetimet bruto parashikohen në 380 miliardë lekë, që sjell një financim neto pozitiv prej 45 miliardë lekësh, duke reflektuar nevojën për rifinancim dhe mbulim të detyrimeve ekzistuese.
Këto të dhëna tregojnë se menaxhimi i borxhit në vitin 2026 do të kërkojë vëmendje të shtuar, veçanërisht në muajt e parë të vitit, ku përqendrimi i maturimeve është më i lartë.
Maqedoni e Veriut, duhapirja shkakton 4,000 vdekje çdo vit - Rreth 40% e popullsisë janë konsumues aktivë, vetëm 5% e ndërpresin
Maqedonia humbet rreth 4,000 jetë çdo vit si pasojë e pirjes së duhanit ose produkteve të tij. Numri i duhanpirësve aktivë në vend është 40.4 për qind e......
Kush përfiton nga vendimi i BE-së për automjetet? - Zbutja e masave për makinat me djegie të brendshme dëmton tregun evropian
Prodhuesit gjermanë të automjeteve kanë mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për të shtyrë ndalimin e motorëve me djegie të brendshme deri në vitin......
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, drejt ndërtimit - BERZH kalon në fazën e dytë të tenderit për projektin 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka kaluar në fazën e dytë të tenderit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, duke ftuar kompanitë......
Kërkesa e SPAK-ut për Kuvendin - Rama: Nuk do ta shqyrtojmë, çështja në Kushtetuese më 22 janar
Në podkastin "Flasim'', kryeministri Rama ka folur për kërkesën e SPAK-ut për Kuvendin. Duke e konsideruar ekstrem dhe antidemokratik kërkesën e pezullimit të......
Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15 zonat me përparësi zhvillimi, harta e plotë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës. Në mbështetje......
Shqipëria drejt ekonomisë digjitale - BSH: Debitimet përbëjnë shumicën e transaksioneve elektronike të biznesit dhe individëve
Gjatë vitit 2025, gjithnjë e më shumë pagesa janë kryer përmes kanaleve elektronike të bankave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bizneset kanë......
Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi bëhet funksional në vitin 2027
Administrata Tatimore ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, një akt i rëndësishëm i Bashkimit......
Grekët, “të mbingarkuar” me punë - Një në pesë persona punon mbi 47 orë në javë
Të dhënat e Autoritetit Statistik Grek (ELSTAT) nga Anketa e Forcës Punëtore për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se puna për më shumë se një punëdhënës......





