330,5 mln lekë për rehabilitimin e rrugëve në Lezhë - Bashkia hap tenderin. Cilat janë segmentet që përfshihen?
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për rehabilitimin e rrugëve urbane. Fondi limit i përllogaritur është 330 milion e 563 mijë lekë. Investimi synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët dhe të rrisë sigurinë rrugore.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në fokus të këtij projekti është rehabilitimi i rrugës Shelbuem, një nga akset kryesore të qytetit, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar infrastrukturore. Sipas dokumentacionit teknik të përfshirë në tender, konstatohet se kjo rrugë paraqet një sërë problematikash të theksuara, përfshirë plasaritje të shtresës asfaltike, gropëzime të shumta si dhe prishje të strukturës ekzistuese të rrugës, që e bëjnë të vështirë dhe të pasigurt qarkullimin për mjetet dhe këmbësorët.
Po kështu, një tjetër segment që do të përfshihet në ndërhyrje është rruga “Princat e Kuvendit”, e cila ndodhet në një zonë të banuar. Edhe ky aks do t’i nënshtrohet procesit të sistemimit dhe asfaltimit, për të krijuar kushte më të mira për lëvizjen e banorëve dhe për të rritur aksesin në këtë zonë.
Projekti i rehabilitimit parashikon ndërhyrje edhe në disa rrugë të tjera urbane në qytetin e Lezhës, të cilat paraqesin problematika të ngjashme infrastrukturore.
Bëhet fjalë për akse të rëndësishme brenda zonave të banuara, ku priten ndërhyrje për përmirësimin e shtresës asfaltike, sistemimin e trotuareve, të cilat ndodhen në zona të banuara. Ndër to, janë: “Mbretëreshë Teuta”, “Nënë Tereza”, “Ibrahim Kodra”, “Gjergj Araniti”, “Ullishte”, “Bec Petani”, “Qemal Ataturku”, “Besa” , “Pjetër Arbnori”, “Dardania”, “Principata e Arbrit”.
Kjo nismë për rehabilitimin e rrugëve urbane vjen si pjesë e planit të Bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës.

“Platforma “e-Kosova”, me mangësi” - Zyra Kombëtare e Auditimit publikon raportin
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Platforma e shërbimeve online e-Kosova” për periudhën 2024 – qershor......

AAPSK në Workshopin Rajonal të BAMIN/ Xhaja: Forcojmë bashkëpunimin, zgjerojmë nismat për ripërdorim social të pasurive të krimit
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të......

100 milionë euro në vit për fermerët - Rritet mbështetja. Formulë evropiane, 150 mijë përfitues
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit. Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i......

BYD, makina më e shitur në BE - Kalon Tesla-n për të dytin muaj me radhë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD shiti tre herë më shumë makina të reja në Bashkimin Evropian gjatë gushtit 2025 sesa në gusht 2024, duke......

BE, gati tarifat për naftën ruse - Pas presionit në rritje nga Donald Trump
Komisioni Evropian po punon për të vendosur tarifa për naftën ruse që ende hyn në tregun e përbashkët nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovakisë mes presionit në......

Cilat janë rreziqet më të mëdha ekonomike për vendet e BERZH në Europë?!
Disa nga vendet e Europës Qendrore, përfshirë Hungarinë, Rumaninë dhe Slloveninë, kanë parë perspektivat e tyre ekonomike të përkeqësohen ndërsa tarifat......

Kosova dhe Shqipëria udhëheqin rajonin - BERZH parashikon rritje të ekonomisë, përkatësisht me 3,9% dhe 3,5%
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar projeksionet për ekonomitë e vendeve anëtare gjatë këtij viti dhe atij pasardhës. Sa i përket......

‘Autobus pa shofer’ - A është ky transporti i së ardhmes?
Madridi ka një mjet publik të ri të përkohshëm: një minibus elektrik plotësisht autonom që synon të sjellë më afër lëvizshmërinë e së ardhmes dhe të......