Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2026, 13:54

3.3 milionë transaksione në arkën e bankës - BSH: Bizneset dhanë kontributin kryesor në rritjen e vlerës në 117 mld lekë

Nga Ledina Elezi

3.3 milionë transaksione në arkën e bankës -

Arka vijon të jetë një nga mënyrat përmes së cilës bizneset dhe individët kryejnë një numër të madh veprimesh financiare. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes arkës janë realizuar mbi 3.3 milionë transaksione, me një vlerë totale prej rreth 117 miliardë lekësh. Të dhënat tregojnë se tremujori i dytë ka qenë më aktiv, sidomos sa i përket shumës së parave të lëvizura.

Në tre muajt e parë, bizneset dhe individët kryen rreth 1.7 milionë veprime përmes arkës. Në tremujorin e dytë, numri u rrit lehtë. Pra, nuk bëhet fjalë për një ndryshim të madh në numrin e transaksioneve.

Ndryshimi është më i dukshëm kur shohim vlerën e parave. Në tremujorin e dytë, përmes arkës u transaktuan rreth 12% më shumë para se në tremujorin e parë. Me fjalë të tjera, brenda vetëm tre muajve, vlera e parave që kaluan përmes arkës u rrit ndjeshëm, edhe pse numri i veprimeve ndryshoi shumë pak. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga bizneset. Ato kanë kryer më shumë transaksione dhe, mbi të gjitha, kanë lëvizur shuma më të mëdha parash.

Ndërkohë, tek individët, numri i transaksioneve ka shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e dytë, por vlera e tyre është rritur. Pra, edhe këtu kemi më pak veprime, por me shuma disi më të larta.

Gjatë gjysmës së parë të vitit, miliona transaksione janë kryer në arkë dhe kanë kaluar aty mbi 100 miliardë lekë. Dhe ajo që bie më shumë në sy është se rritja nuk vjen aq nga numri i transaksioneve, sa nga shuma e parave që qarkullojnë përmes tyre. Pra, në tremujorin e dytë, arka është përdorur pak më shumë, por mbi të gjitha është përdorur për të lëvizur më shumë para.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat