3.245 vendime legalizimi në gusht - ASHK: Përfituesit i marrin direkt në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht janë dhënë 3.245 vendime legalizimi për qytetarët përfitues.
Sipas ASHK-së, procesi i njoftimit të përfituesve tashmë realizohet në mënyrë elektronike. Vendimi i Legalizimit i shkon çdo përfituesi direkt në profilin e tij në platformën e-Albania, i pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik.
Kjo procedurë u mundëson qytetarëve të aksesojnë dokumentin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa qenë e nevojshme të paraqiten fizikisht pranë zyrave të Kadastrës për të marrë vendimin.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën gjithashtu të ditur se listat emërore të qytetarëve që kanë përfituar nga vendimet e legalizimit janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”. Listat janë të ndara sipas Drejtorive Vendore përkatëse, duke i dhënë mundësi qytetarëve të kontrollojnë emrin e tyre dhe të marrin informacion mbi vendimin e legalizimit.
Ndërkohë, qytetarët përfitues mund ta gjejnë vendimin në profilin e tyre në e-Albania, ndërsa listat e publikuara online shërbejnë për të informuar qytetarët për përfituesit e procesit të legalizimit.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që të konsultojnë listat e publikuara dhe profilet e tyre në e-Albania, për të verifikuar nëse janë përfshirë në vendimet e legalizimit të dhëna përgjatë muajit gusht.
Francis Fukuyama: Inteligjenca artificiale dhe ana e keqe për demokracinë
Francis Fukuyama nuk ka frikë ta pranojë kur ka ndryshuar mendje. Teoricieni politik dhe profesori i Universitetit Stanford ka ndryshuar herë pas here gjatë......
Rama nga Cernobbio: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Cernobbios në Itali, ka folur për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe mënyrën se si vendi mund të......
A po merr fund recesioni ekonomik gjerman? Ekonomia e Gjermanisë shënon shifrat më të mira në vite
Ekonomia gjermane po tregon shenjat e para të një rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë stanjacioni. Ekonomia më e madhe e Evropës po shkon drejt rritjes......
Karburantet çmime rekord, pavarësisht naftës bruto/ Në Europë kostot ndikohen nga kapacitetet e rafinimit
Perspektiva e paqes midis Iranit dhe SHBA-së i ka çuar çmimet e naftës ndjeshëm lart e poshtë në muajt e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi......
TikTok sjell komente me zë/ Përdoruesit do të mund të reagojnë me audio dhe të ndajnë më shumë foto
Seksioni i komenteve në TikTok do të bëhet shumë më kaotik.Platforma po ofron një sërë mënyrash të reja për të bashkëvepruar nën video, duke përfshirë......
Rekord karburantesh në gusht, mbi 80 mijë ton/ Rriten edhe të ardhurat doganore, 1.7 mld lekë më shumë se një vit më parë
Mbi 80 mijë ton karburante u zhdoganuan gjatë muajit gusht, duke shënuar nivelin më të lartë mujor të regjistruar deri më tani. Të dhënat bëhen me dije nga......
Tregu i pasurive të paluajtshme ndryshon ritëm/ Zonat periferike vijojnë të kenë interes më të lartë për blerje pas pandemisë
Në strukturën e tregut rezidencial të Tiranës, apartamentet vazhdojnë të jenë zgjedhja kryesore si për blerësit që kërkojnë banesë për të jetuar, ashtu edhe......
Ndotësi do të paguajë rehabilitimin e mjedisit/ Operatorët do mbajnë kostot dhe për inspektimet në terren
Operatorët përgjegjës për dëmtimin e mjedisit do të duhet të marrin masa për rikthimin e pyjeve, habitateve, ujërave apo tokës së dëmtuar dhe të përballojnë......

