31 milionë euro investime publike në 2 muaj - Viti nis mbarë, rritet ndjeshëm disbursimi i fondeve për projektet
Viti 2025 ka nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së projekteve publike në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në dy muajt e parë të vitit janë disbursuar afro 31 milion euro për investime publike, duke shënuar një rritje të konsiderueshme në raport me vitin e kaluar, në afro 19 milionë euro apo 150.6 % më shumë.
Edhe në raport me vitin 2023, kapërcimi është i konsiderueshëm, pasi në janar-shkurt të kësaj periudhe u disbursuan 13 milionë euro.
Viteve të kaluar perfomanca në këtë drejtim ka qenë me dobët dhe shkak për disbursimin në ulje të fondeve janë shpesh procedurat e prokurimit që ndjekin institucionet të cilat marrin një kohë të konsiderueshme si dhe terrenet e vështira ku realizohen projektet.
Duket se gjatë këtij viti janë marrë masa që të eliminohen problematikat e mëparshme sa i takon vonesave në disbursime dhe akumulimit të fondit për shpenzime kapitale kryesisht në periudhë e fundit të vitit.
Ndërsa 2024 shënoi përmbylljen e disa prej projekteve të rëndësishme rrugore ku punohej prej vitesh, të tjerë avancuan në drejtim të kryerjes së punimeve apo tenderimeve. Edhe gjatë 2025 pjesa më e madhe buxhetit për investime publike është përqendruar në infrastrukturën rrugore.
Sipas listës së shpenzimeve, projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 8.8 miliardë lekë, për 14 lotet ku aktualisht janë lidhur kontratat apo janë në fazë tenderimi. Ndërkaq, për herë të parë është përfshirë edhe financimi i ndërtimit të bypassit të Sarandës, ndërtimi i rrugës Kashar - Nyja Vaqarr, dhe rehabilitimi i rrugës Fier -Kthesa e Patosit – Frataj. Paralelisht, do të vijojë financimi për kontratat e partneritetit publik – privat, ku janë 3 kontrata që do të mbështeten, me një vlerë totale prej rreth 5.4 miliardë lekë. Paratë do të shkojnë për koncesionin e rrugës së Arbrit, autostradën Milot – Morinë dhe ndërtimin e rrugës Orikum – Dukat, si dhe shërbimet inxhinierike të PPP për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar. Buxheti siguron gjithashtu financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, në 2 lotet ku aktualisht kanë nisur punimet. Gjithashtu, buxheti parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, në lotin e parë të saj, etj
Përgjatë gjithë 2025 janë parashikuar që të shkojnë për shpenzime kapitale në total afro 162. 3 miliardë lekë, fondi më i lartë i vënë në dispozicion të paktën në dekadën e fundit.
Sondazh

Rekord financimesh nga BERZH në Shqipëri - 203 mln euro vetëm në vitin 2024. Infrastruktura përfituesi më i madh
Gjatë vitit të kaluar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) financoi projekte me vlerë 203 milionë euro në Shqipëri, duke shënuar nivelin më të......

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit. Lëvizja......

Anulohen mbi 1300 fluturime në aeroportin e Londrës - Zjarri në një nënstacion elektrik shkaktoi ndërprerje të energjisë
Një zjarr në një nënstacion elektrik në Londër ka shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike, duke detyruar aeroportin Heathrow të mbyllet për një ditë......

Eventi kryesor i vitit për bizneset - AIDA organizon ‘Match Maker Albania 2025’!
AIDA njofton se do të organizoj eventin Match Maker Albania 2025, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioniti, cili është një mundësi......

Lista e Projekteve Kombëtare, përcaktohen kritere të reja - Propozuesit për koncesione duhet të dorëzojnë paraprakisht studimet e fisibilitetit
Projektet e reja të investimeve publike duhet të plotësojnë disa kritere shtesë që të përfshihen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi......

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010, ka dyfishuar praninë në tregun botëror
Konkurenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor? – Dobësohet Paundi ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 91.1 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë në raport me ditën e djeshme sipas......

Miratohen kompensimet për policët e emëruar larg vendbanimit, ja cilat janë përfitimet
Qeveria ka miratuar në mbledhjene kësaj të enjteje kritereet e procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, në rastet e largësisë së punës......