3000 vendime legalizimi në 90 ditë/ Kadastra lehtëson qytetarët nga pritja
ASHK vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve, duke u angazhuar për t’u siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje me kuadrin ligjor dhe afatet e përcaktuara.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emetuar rreth 3000 vendime për legalizimin e ndërtimeve pa leje gjatë tre muajve të fundit, duke vijuar me intensitet procesin e legalizimeve në të gjithë Shqipërinë.
Ky progres është pjesë e zbatimit të Ligjit nr. 20/2020, që përcakton vitin 2028 si afat përfundimtar për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë.
ASHK vijon punën në terren me mbështetjen e bashkive për identifikimin e zonave prioritare dhe përshpejtimin e procedurave si gjatë verifikimit në objekt ashtu edhe në plotësimin e dosjeve aplikuese.
Për regjistrimin e vendimit, përfituesi mund të aplikojë pas përfundimit të afatit 30-ditor për ankime administrative, përmes portalit e-albania, për shërbimet “Regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit (R2)”, “Lëshim Certifikate Pronësie (L1)”, “Lëshim kopje kartele të pasurisë (I5)” dhe “Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale (I4)”. Aplikimet kryhen lehtë duke ndjekur hapat në profilin personal në portalin e-albania.
Sondazh
Inflacioni i BE-së pritet të bjerë me mbi 50% në vitin 2025 - Brukseli paralajmëron për një luftë tregtare të afërt!
BE mund të shohë rënien e normave të inflacionit me mbi 50% vitin e ardhshëm, mes një rikthimi modest ekonomik dhe papunësisë së ulët rekord, tha Komisioni......
1.2 mld euro për transformimin e Shqipërisë në qendër inovacioni/ Prioritetet e strategjisë? Zinxhiri ushqimor, turizmi i qëndrueshëm dhe energjia e rinovueshme
Rreth 1.2 miliardë euro do t'i kushtohen transformimit të Shqipërisë në një qendër të inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Është publikuar për......
SME-të europiane janë shumë prapa me dixhitalizimin, zbulon raporti i Eurostat!
Vetëm 58% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të BE-së kanë arritur një nivel bazë të shërbimeve dixhitale, një enorme 32 pikë përqindjeje prapa......
Tregu i automjeteve elektrike i BE-së 'ka gjasa të përkeqësohet' në vitin 2025!
Perspektiva për automjetin me bateri elektrike (BEV) në BE po vazhdon të përkeqësohet, sipas të dhënave të reja nga S&P Global. Ai vlerëson se pjesa e......
Burokracia i kushton Gjermanisë 146 mld euro në vit - Studimi i Ifo-s thekson nevojën e reformave për të nxitur rritjen ekonomike
Burokracia e tepërt i kushton Gjermanisë deri në 146 miliardë euro në vit në prodhim ekonomik të humbur, tregoi një studim i Institutit Ifo. Menaxherët......
Fitorja e Trump e çon arin në nivelet më të ulëta në 2 muaj!
Çmimet e arit e zgjeruan rënien e tyre në nivelin më të ulët afër dy muajsh të enjten, mes ndjenjës së rrezikut dhe ndërsa dollari vazhdon të forcohet pas......
AKMC, thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet - Takime me qarqet që të aplikojnë në projekte me synim të uljes së rrezikut
Shqipëria, sikurse dhe vendet e tjera të Europës, është e ekspozuar ndaj fenomeneve natyrore si reshjet me inensitet të lartë, përmbytjet, rrëshqitjet e......
Si po fuqizohet ushtarakisht Shqipëria?
Analizë nga Kreshnik KUÇAJ/DATAROOM Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të organizuara në Forca Tokësore, Detare dhe Ajrore. Objektivi është që deri në......