300 milionë lekë në mbështetje të startup-eve - Afati për të aplikuar deri më 30 dhjetor 2024
Është shpallur thirrja për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e startup-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështëtëse 2025. Për këtë skemë mbështetjeje është vendosur në dispozicion një fond prej 300 milionë lekësh, ku synohet fuqizimi i inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.
Mbështetjen me grant e përfitojnë startup-et të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të startup-eve, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse. Aplikantët mund të jenë individë, nomadë digjitalë, kompani private mikro, të vogla dhe të mesme të themeluara në Shqipëri, jo më të vjetra se 6 vjet në momentin e aplikimit.
Numri i projekteve fituese do të përcaktohet nga cilësia e aplikimeve. Afati për të aplikuar është deri më datën 30 dhjetor 2024 ndërsa afati i implementimit të projekteve për vitin 2025 do të jetë afërsisht 9 muaj.
Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e start up-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025 është krijuar nga qeveria shqiptare për të stimuluar sipërmarrjen innovative, duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.
Financimi i dhënë nga qeveria shqiptare në kuadër të mbështetjes me grante 2025, do të mbulojë 100% të kostove totale të projektit për aplikantët fitues në fazën e parë, 85% të kostove për aplikantët fitues në fazën e dytë dhe 75% të kostove për aplikantët në fazën e tretë.
Duke njohur vështirësitë në sigurimin e fondeve për ciklin e zhvillimit në fazën e hershme dhe koston e lartë për të përkthyer një produkt ose shërbim në një kompani të suskeshme, është krijuar programi për të ndihmuar kompanitë startup, për t’u mundësuar sipërmarrësve në Shqipëri të ndërtojnë bizneset e tyre inovative në vend.
Sondazh

Dobësohen Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot Euro dhe Paundi?
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 94.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një......

Kompensimi nga legalizimet, ATP ndan fondin 30 mln Euro/Drejtori ATP, Çaka: Do të trajtohen mbi 9 mijë familje. Po rishikojmë skemën
Pas 14 vitesh që qendrojnë në listëpritjeje, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kenë mundësi që të marrin këstin e fundit të......

Hapen rekrutimet për në Forcat e Armatosura/ Cilat janë kriteret e përzgjedhjes/ Aplikimet online dhe fizikisht
Forcat e Armatosura të Shqipërisë hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Përmes një statusi në rrjete sociale,......

Cilat kompani europiane të armëve po përfitojnë më shumë nga luftërat në botë?
Kompanitë që prodhojnë armë dhe shërbime ushtarake rritën fitimet e tyre në të gjithë botën me 4.2% duke arritur fitime prej 598 miliardë euro në vitin 2023,......

Vendet e Europës shohin rezultate të përziera për shifrat e prodhimit të nëntorit!
Shifrat e prodhimit të Spanjës treguan një rënie të lehtë në nëntor, sipas indeksit të menaxherëve të blerjeve të prodhimit HCOB (PMI), duke ardhur në 53.1......

Tregu i banesave: Ku është më shtrenjtë për të blerë në Europë?
Njerëzit në Irlandë luftuan me kostot më të larta të strehimit, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe gazin, në vitin 2023, që ishte dyfishi i mesatares së......

Ukraina, sistem të ri për eksportin e drithërave - Rregullat e reja vendosin çmime minimale, parandalojnë shmangien e taksave
Ukraina ka prezantuar një sistem të ri për eksportin e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë drithërat, që nënkupton ndalimin e eksportit të ngarkesave......

Balluku: Lufta kundër Portit të ri është luftë kundër interesit strategjik të Shqipërisë
“Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të......