Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2026, 11:13

300 milionë lekë grant për startup-et në 2026 - Miratohet skema e ndihmës shtetërore për sipërmarrjet inovative

Nga Diamila Leka

300 milionë lekë grant për startup-et në 2026 - Miratohet

Qeveria do të mbështesë financiarisht startup-et dhe lehtësuesit e tyre gjatë vitit 2026, përmes një skeme ndihme shtetërore në formën e grantit, me një fond total prej 300 milionë lekësh. Vendimi është autorizuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore dhe skema do të zbatohet nga Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve, nën përgjegjësinë e ministrit për inovacionin. Ajo synon të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve inovative dhe të forcojë sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare.

Sipas vendimit, numri i përfituesve do të jetë nga 51 deri në 100 subjekte, të cilat do të përzgjidhen përmes një procesi konkurrues. Fondet do të mbulojnë kosto që lidhen me ngritjen dhe funksionimin e startup-eve dhe strukturave mbështetëse të tyre.

Në vlerësimin e tij, Komisioni i Ndihmës Shtetërore analizoi nëse kjo masë përbën ndihmë shtetërore duke marrë në konsideratë kriteret si përdorimi i burimeve shtetërore, avantazhi ekonomik, selektiviteti dhe ndikimi në konkurrencë. Komisioni arriti në përfundimin se skema përbën ndihmë shtetërore, pasi ofron avantazh për një numër të kufizuar ndërmarrjesh, por ajo është e lejueshme pasi efektet pozitive në zhvillimin ekonomik tejkalojnë efektet e mundshme negative në treg.

Përfituesit do të duhet të nënshkruajnë deklaratën, ndërsa agjencia zbatuese do të raportojë çdo vit mbi impaktin financiar dhe rezultatet e arritura. Të dhënat mbi zbatimin e skemës do të ruhen deri në 10 vjet.

Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesor?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të vazhdueshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat