30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, për të aplikuar për mbështetje përmes programit të vetëpunësimit, për të kthyer idenë e tyre në realitet.
Programi subvencionon të gjithë të përzgjedhurit sipas një procesi të drejtë dhe konkurrues grantin, për ngritjen e biznesit deri në masën 1 milion lekë. Ndërkohë, individët do të trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar, si dhe do të kenë mbështetje në zhvillimin e një plani të konsoliduar të biznesit.
Në një kohë kur shumë të rinj dhe të reja kanë ide novatore, ky program ofron një trampolinë për t’i çuar ato përpara dhe për t’i kthyer në biznese të qëndrueshme. Ky program ka si qëllim nxitjen e frymës së sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik në vend, duke ofruar jo vetëm mbështetje financiare, por edhe profesionale.
Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi duhet të plotësojë disa kritere: Të jetë punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit; të ketë një ide biznesi. Gjithashtu, aplikimi bëhet në platformën e-Albania, përmes shërbimit “Kërkesë për pjesëmarrje në programin e vetëpunësimit”. Aplikuesit duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë
Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht. Vendimi i......

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë për mashtrim të konsumatorëve
Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga qeveria federale amerikane, që e akuzonte kompaninë se kishte......

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda Ekonomike: Vendi po importon inflacion bashkë me mallrat
Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë dhe shqetësues. Vendi ka importuar......

Integrimi i refugjatëve në tregun e punës - Qeveria greke synon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore
Refugjatët që kanë fituar të drejtën e azilit në Greqi së shpejti do të integrohen në tregun e punës, sipas një plani të ri të qeverisë që synon të zbusë......

SHBA, drejt mbylljes së qeverisë - Udhëheqësit nuk arrijnë marrëveshje në takimin e Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kundërshtarët e tij demokratë nuk arritën përparim të dukshëm gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë që kishte për......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......

Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania!
Kryeministri Edi Rama njoftoi se pagesa e taksave të mjeteve nga dita e sotme mund të kryhet online në “e-Albania”, duke prezantuar kështu shërbimin e ri,......

Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim? Një analizë nga Fatos Çoçoli
Pse merr kredi OSHEE-ja, kur bilancet i ka me fitim? Nga Fatos Çoçoli Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit disa vendime, ku njëra kishte të bënte......