30 Qershori, afati për faljen me kusht të detyrimeve/ Tatimpaguesit paguajnë vetëm 50 % të principalit, përfitojnë dhe gjobat
30 Qershori është afati i fundit për tatimpaguesit të cilët duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura.
Administrata tatimore ka njoftuar tatimpaguesit përmes pop-up në llogaritë e tyre në e-Filing, të cilët mund t’u drejtohen Drejtorive Rajonale Tatimore për verifikimin e situatës së tyre financiare.
Për detyrimet tatimore që i përkasin periudhës 2015–2019, subjekteve u jepet mundësia e pagesës së 50% të detyrimit kryesor dhe nga ana tjetër përfitojnë fshirjen e 50% detyrimi principal të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.
Po ashti, për të përfituar nga ligji, deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026.
Pas kësaj date, do të kenë mundësi që deri në Dhjetor të paguajnë 75 % të principalit dhe të përfitojnë 25 % falje.
Pagesat kryhen pranë bankave tregtare ose pranë Postës Shqiptare duke përdorur urdhërpagesën e gjeneruar nga llogaria e tatimpaguesit në sistemin e-Filing.
Tatimpaguesit, të cilët kanë marrë njoftimin e Administratës Tatimore se nuk plotësojnë kushtet për të përfituar nga Ligji i faljes, kanë të drejtë të kërkojnë rishikimin e rastit të tyre duke paraqitur një kërkesë/ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, të shoqëruar me dokumentacionin provues sipas rastit.
Konkrerisht tatimpaguesit duhet të paraqesin vërtetim të gjendjes gjyqësore; vërtetim të prokurorisë; vërtetim të gjykatës dhe çdo dokument tjetër provues të lëshuar nga autoritetet kompetente.
Ndërsa subjektet që preken nga neni 11 i ligjit duhet të paraqesin
çdo dokument provues, përfshirë vendim gjyqësor apo akt tjetër zyrtar që provon se për detyrimet e papaguara nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë dhënë në favor të administratës tatimore.
Në të njëjtën mënyrë do të depozitohen edhe kërkesat për heqje dorë nga e drejta e padisë/ankimit, sipas parashikimeve të ligjit, të depozituara paraprakisht nga tatimpaguesi pranë gjykatës kompetente.
Referuar të dhënave nga administrata tatimore, së fundmi mbi 10,881 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja/shuarja automatike e 4.8 milionë euro detyrimeve tatimore të papaguara, ndërsa 6,475 tatimpagues janë çregjistruar automatikisht, në përputhje me përcaktimet e Ligjit të Faljes.
Sa udhëtuan shqiptarët gjatë 2025-ës? Lëvizjet jashtë vendit regjistruan rritje prej 14.3%
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të......
Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor
Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe......
Ndërtimi, nën vëzhgim gjatë pikut të vapës - Inspektoriati në terren, Muçaj: Rigorozitet në zbatimin e masave të sigurisë
Me rritjen e temperaturave, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kaluar nga faza e ndërgjegjësimit në atë të kontrolleve në terren. Krahas përdorimit të......
Nga 1 Korriku nis kompensimi i fermerëve - Procedura e aplikimit me 5 hapa, 10% për faturat e lëshuara
Duke filluar nga data 1 Korrik, fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin 10% mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për......
Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe
Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit......
Turizmi, energjia dhe pronat tërheqin më shumë financim/ Rritet kredia e re për biznesit në Maj. Tregtia humbet terren
Kredia e re për biznesin vijoi rritjen edhe në muajin maj, e mbështetur kryesisht nga turizmi, industria përpunuese dhe sektori i energjisë. Sipas të dhënave......
Rritet numri i legalizimeve - ASHK: 31,234 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë periudhës janar–maj 2026 janë trajtuar 343 mijë e 613 shërbime kadastrale përmes platformës e-Albania......
Tre kompani në garë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Finalistët, mes 16 pjesëmarrësve. Ofertat financiare pritet të përcaktojnë fituesin e kontratës
Gara për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit ka hyrë në fazën përfundimtare, teksa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka......

