“30 mln euro mbështetje financiare për bizneset” - Nga kreditë, te asistenca teknike, çfarë përmban programi italo-shqiptar?
Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe lehtësimin e qasjes në kreditim bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, ndërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit.
Gavril Lasku Drejtor i Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve:
“Ka qenë një nga programet që ka përqasur një nga sfidat më të rëndësishme ekonomike dhe nevojat që ka sipërmarrja shqiptare për kapital, për uljen e kostove dhe barrierave të financimit, rritjen e sigurisë dhe mbështetjen me fonde garancie, por jo vetëm edhe një mbështetje me anë të asistencës teknike, në bashkëpunim me të gjtha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ka nevojë me tregjet ndërkombëtare, kryesisht me Italinë por edhe me tregjet e tjera.”
Sipas Drejtoreshës së Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ky program do të fuqizojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme drejt tregjeve ndërkombëtare. Por cili është fokusi?
Stefania Vizzaçaro Drejtoreshë e AICS Tirana:
“Dhe objektivi është ai që të hapemi drejt tregjeve, jo vetëm tregut të brendshëm dhe atij Italian, por edhe tregut global, tregut ndërkombëtar. Jam e bindur që, falë Italisë, jo vetëm me këtë instrument por edhe me instrumente të tjera, mund të ketë një partner, i cili do të dijë të qëndrojë pranë edhe të mbështesë këtë rrugëtim, ketë process.”
Por cili është fokusi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme?
Blerta Rama Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:
“Politikat tona të zhvillimit ekonomik, janë të fokusuara kryesisht në tre shtylla. Njëra prej tyre është nxitja e inovacionit dhe teknologjisë në sipërmarrje. Përmirësimi i qasjes në financë, ështëe gjithashtu një nga shtyllat kryesore, e cila mbetet një sfidë shumë e madhe për të gjitha bizneset e vogla. Një tjetër shtyllë kryesore për ne është rritja e konkurrueshmërisë të sipërmarrjeve”
Po a janë ndërmarrjet shqiptare të gatshme për përfshirjen në tregjet ndërkombëtare?
Nikolin Jaka Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë:
“I kemi por na duhen shumë, mbështetje me pjesën e logjistikës, dhe së dyti na duhet pjesë financimi për të suportuar sipërmarrjen private, qoftë në agregate, qoftë në teknologji e deri në përgatitjen e kapitalit human e cila është arma më e rëndësishme për çdo sipërmarrje private.”
Në këtë program mund të aplikojnë personat fizikë ose huridikë, të cilët zotërojnë ose përffaqësojnë ndërmarrje, mikro, të vogla dhe të mesme ose që dëshirojnë të nisin një start up në Shqipëri.
Sondazh

Turi rajonal, Kaja Kallas vizitë në Ballkan - Përfaqësuesja e BE-së takon liderët e partive në Kosovë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë e vizitës rajonale, ajo do......

FMN i kërkon SHBA-së të frenojë deficitin fiskal - Politikat e Trump shtojnë pasigurinë në tregjet financiare
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar SHBA-së të frenojë deficitin fiskal dhe të përballet me borxhin në rritje. Planet e Trump për uljen e taksave dhe......

Trump avancon projektligjin e taksave - Masa pritet të rrisë borxhin e SHBA-së me 3.8 trilionë USD
Projektligji i Donald Trump për taksat dhe shpenzimet kaloi një pengesë të rëndësishme në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht përçarjeve mes republikanëve.......

“Kapitulli i BE për taksat, i vështirë për Shqipërinë” - Deliu: Arsimi, shkencat dhe kultura nuk e kanë shumë të rëndë legjislacionin
Me hapjen e negociatave për Grupkapitullin 3 mbi “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”, Shqipëria nis punën për harmonizimin e legjislacionit të......

BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton makinën e re elektrike në Evropë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD prezantoi makinën me kosto të ulët Dolphin Surf, që u bë modeli i tij i 10-të i disponueshëm në Evropë. Eventi i......

Diplomat shqiptare, çfarë zgjedhin femrat dhe çfarë meshkujt? Vajzat ‘mbretëresha’ të Shkencave Sociale, djemtë në frontin e Shërbimeve
Në arsimin universitar ne vitin shkollor 2023-2024 sipasi statistikave te INSTAT janë diplomuar 28,193 studentë në arsimin e lartë, ku 18 mijë prej tyre......

Lufta ndaj lajmeve të rreme në Shqipëri - Prezantimi i gjetjeve nga AMA dhe Faktoje: Portalet abuzojnë
Mungesa e vërtetësisë së lajmit, për shkak të presionit të kohës, rritja e numrit të portaleve që operojnë në rrjete sociale, si dhe një sërë faktorësh të......

Dekarbonizimi i sektorit të energjisë - Komuniteti i Energjisë: Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit, i përmbushur në masën 66%
Miratimi dhe zbatimi i legjislacionit të nevojshëm për dekarbonizimin e sektorit të energjisë nga Shqipëria është përmbushur në masën 66%. Raporti i fundit i......