30 Maj, afati i fundit për fermerët - Fondet në bujqësi, interes i lartë për naftën falas
Fermerët në të gjithë vendin do të kenë afat për të aplikuar për fonde në bujqësi deri më datën 30 maj dhe më pas do të kalojnë në filtrin e verifikimit të aplikimeve dhe përzgjedhjen e tyre.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe sipas të dhënave të AZHBR deri më 28 Maj, regjistrohen mbi 66 mijë aplikime, ku interes me të lartë ka patur për mbështetjen me naftë me mbi 50 mijë aplikime nga ana e fermerëve.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit nuk ka pasur surpriza pasi numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Fondet e vëna në dispozicion për fermerët nga ana tjetër kanë rritur ndjeshëm edhe formalizmin në bujqësi, pasi kushti kryesor për të përfituar është pasja e një nipti aktiv. Si rezultat, këtë vit janë mbi 5,200 fermerë të cilët janë pajisur rishtazi me një nipt në tatime.
Mbështetje do të jepet për bujqësinë, kryesisht për kultivimin e perimeve, frutave, bimëve aromatiko-mjekësore si dhe fermat organike, blegtorinë, dhe bletarinë. Ndër kriteret kryesor është toka në pronësi apo përdorim si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Këtë vit, fermerët do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi.
Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat nuk do të kenë kufizim në financim.
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar fonde nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë disbursuar fondet konkretisht për 67,132 përfitues në total, nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 nga skema e subvencionimit me naftë për bujqësinë.
Mendimi juaj

Rikthehen në shërbim ushtarakët në rezervë - Qeveria miraton procedurat dhe rregullat
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për rikthimin e ushtarakëve në rezervë, në shërbimin aktiv të Forcave të......

Vendet me pensionet më të larta dhe më të ulëta në Europë - Si pozicionohet Shqipëria?
Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Europë, sipas raportit të OECD-së "Pensionet në një Vështrim 2023". Në shumë vende......

Keni nevojë për ndihmë me punët e shtëpisë? - Ky robot përdor inteligjencën artificiale për të pastruar çdo gjë!
Për ata që nuk e pëlqejnë pastrimin ose rregullimin e shtëpisë, ndihma tashmë mund të vijë nga inteligjenca artificiale. Hulumtuesit e robotikës në......

Rimëkëmben Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Franga dhe monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi krahasuar me rritje që shënoi ditën e djeshme është forcuar sërish këtë të enjte duke u blerë sot me......

Gjykata bllokon tarifat e Trump - “Kongresi, autoriteti ekskluziv për të rregulluar tregtinë me vendet e tjera”
Një gjykatë tregtare e SHBA-së bllokoi hyrjen në fuqi të tarifave të Presidentit Donald Trump në një vendim gjithëpërfshirës, duke argumentuar se presidenti......

Vendimet e qeverisë/ Projekt për rijetësimin e pallatit të sportit "Asllan Rusi" - Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së mërkure ka marrë disa vendim lidhur me rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, si dhe......

Shqipëria në qendër të zhvillimit të Ekonomisë Kreative në Ballkanin Perëndimor
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Kotor, Mali i Zi shënoi një moment kyç për të ardhmen e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të rajonit. Në kuadër të Procesit......

Nxehtësia ekstreme dhe ngrohja globale - Shkencëtarët paralajmërojnë për rekorde të reja deri në 2030
Shkencëtarët paralajmërojnë për nxehtësi rekord, ekstreme dhe një rrezik në rritje për tejkalimin e pragjeve kryesore të ngrohjes globale deri në vitin 2030.......