3 zonat më të zhurmshme në Tiranë-Ndotja akustike tej normave të lejuara, raporti: Efekte negative në shëndetin e banorëve
Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”. Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze.
Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën dhe fillimin e dimrit. Sipas raportit, kjo periudhë kohore lejon një vlerësim të ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në varësi të faktorëve sezonalë, si ndryshimet në temperaturë, reshjet, lëvizshmëria e popullsisë dhe aktivitetet ndërtimore. Përveç zonave të mësipërme, disa nga pikat e monotiruara përfshijnë Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Rrugën e Kavajës, Zogun e Zi, sheshin Skënderbej, Piramidën, sheshin Italia, shkollën Mihal Grameno, rrugën Bardhyl, etj.
Matjet janë kryer në 6 raunde të ndryshme dhe për secilin prej tyre ka luhatje të rezultateve. Përshembull në raundin e parë Sheshi Italia ka nivelin më të lartë të ndotjes akustike, me 72.2 dB, duke treguar se kjo është një nga zonat më të zhurmshme të matura. Ndërsa, në raundin e dytë Treni dhe Pazari i Ri janë ndër zonat më të zhurmshme, me nivele që arrijnë deri në 66.8 dB dhe 67.5 dB, duke theksuar ndikimin e lartë të trafikut dhe frekuencës së vizitorëve.
Sipas raportit, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes akustike mund të ketë efekte negative në shëndetin e banorëve, duke shkaktuar stres, lodhje kronike, vështirësi në përqendrim, probleme të dëgjimit dhe çrregullime të gjumit. Për këtë arsye kërkohet marrja e masave për reduktimin e nivelit të zhurmave, por edhe ndotjes së ajrit, veçanërisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të gjelbra aktive, mbjelljes së bimësive autoktone që arrijnë të absorbojnë më tepër ndotës, si dhe stimulimin e fasadave të gjelbërta, apo gjelbërimit vertikal.
Sondazh

Pushteti vendor ankohet më shumë për tenderat-Në janar, KPP regjistroi 67 ankesa dhe depozitoi 14.8 mln lekë
Në janar, Komisioni i Prokurimit Publik, regjistroi në total 67 ankesa nga operatorët ekonomikë. Por referuar buletinit mujor, 66 ankesa janë për procedura......

“Shqipëria më afër Bashkimit Europian se kurrë”-Rama në takim më gratë për 8 marsin: Do jemi vend përfitues në BE
Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryeministri i vendit, Edi Rama, zhvilloi një takim me gra dhe vajza për të treguar se ato janë një fuqi e madhe që po rritet......

Gripi i shpendëve, asgjësohen 69 mijë krerë-250 mijë kokrra vezë bllokohen, kontroll tregut
Sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve, është prezent në vendin tonë dhe ka prekur një stabiliment në Qarkun e......

Eurostat: Në 2023, gratë në BE fituan 12% më pak se burrat-As kontinenti më i zhvilluar nuk u shpëton pabarazive ekonomike
Tregues të shumtë nxjerrin në pah vazhdimësinë e pabarazive ekonomike midis grave dhe burrave, duke i bërë këto diferenca të dukshme dhe të pamohueshme. Edhe......

Çmimet e energjisë elektrike në tregun e lirë-ERE ndryshon detyrimin për furnizuesit: Jo të gjitha oferat duhet të jenë publike
Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar vendimit që detyronte të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike të publikonin ofertat e tyre në Platformën e......

Vaksina e Covid, Pfizer dhe BionTech e vodhën patentën-Gjykata rajonale në Dusseldorf ka vendosur në favor të Modernas
Kompanitë bioteknologjike gjermane, BioNTech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer kanë përdorur pa leje pronën intelektuale të Moderna-s gjatë zhvillimit të......

Gratë në parlament, si renditet Shqipëria? Arrin një përfaqësim prej 35.7%. Kapërcen mesataren europiane
Një raport i publikuar nga Eurostat ka treguar përqindjen e grave që mbanin poste parlamentare në disa shtete të Europës. Referuar këtyre të dhënave, në......

Festivali i Blerjeve ndez atmosferën në QTU!-Ulje deri në 70%, argëtim dhe super oferta do të jenë prezente deri më 9 mars
Festivali i Blerjeve ka nisur me plot energji në QTU, duke krijuar një atmosferë festive dhe një mundësi të shkëlqyer për të gjithë qytetarët që të......