“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” - Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave
Kodi i ri Penal parashikon dënime nga 3 deri në 8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale të huamarrjes. Sipas këtij dokumenti të nxjerrë për konsultim publik, organizimi, ose nxitja e veprimtarive mashtruese nëpërmjet dërgimit të letrave zinxhir, në të cilat një pjesëmarrës, pasi ka investuar të holla, krijon pritshmëri për të fituar vetëm nëse tërheq pjesëmarrës të tjerë në këtë veprimtari, dënohet me gjobe ose me burgim deri në 3 vjet.
Ndërkohë, dënime më të ashpra parashikohen edhe për falsifikimin e monedhave ose shpërndarjen e tyre. Sipas Kodit të ri Penal, falsifikimi i monedhave kombëtare apo të huaja që kanë kurs ligjor dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Dënimi është më i rëndë për personat që hedhin në qarkullim monedha të falsifikuara apo që i eksportojnë dhe importojnë. Rasti i parë dënohet me burgim nga 5-12 vjet, ndërsa në rastin e eksportit dhe importit ky dënim shtohet deri në një të tretën e tij.
Nga ana tjetër, transportimi, shpërndarja te të tretët e monedhave duke e ditur që janë të falsifikuara, dënohet me burgim nga 2 deri në 7 vjet. Nëse këto vepra penale janë kryer nga personi i autorizuar ligjërisht për të prodhuar apo ruajtur monedhën, dënohet me burgim deri në një të dytën më shumë.
Falsifikimi i titujve të borxheve, titujve të pjesëmarrjeve, obligacioneve, çeqeve, kambialeve, kartave të kredit apo debitit, çekut të udhëtarëve, aksioneve apo kuotave në shoqëritë tregtare, interesat, dividentët, letrat e tjera që ligji i njeh me vlerë monetare apo çdo mënyrë tjetër pagese jo me para në dorë, do të dënohet me burgim nga 4-10 vjet. Nëse kjo vepër është kryer nga nëpunësi publik që lëshon një certifikatë të tillë, dënimi me burgim shtohet deri në një të dytën e tij.
Gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, si dhe 50 copë monedha metalike. Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion kartëmonedha në qarkullim vijon të ulet ndjeshëm. Kartëmonedhat më të falsifikuara janë 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë.
Në 2024 ka pasur një rritje të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale “Falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë” në krahasim me vitin 2023 nga 25 në 37 apo rreth 48% dhe rritje nga 9 në 10, të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë.

“Mbetjet nuk do të menaxhohen më nga bashkitë” - Rama njofton krijimin e Operatorit kombëtar për trajtimin e mbetjeve
Së shpejti pritet të krijohet “Operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve”. Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për Reformën në......

Individët, “lokomotiva” e kredisë/ Korriku shënon nivelin më të lartë historik, huaja për bizneset tkurret
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 893.1 miliardë lekë në Korrik të vitit 2025, me një rritje të......

Shqipëria 3-fishon shpenzimet në mbrojtje krahasuar me 2014 - Raporti i NATO-s/54 mld lekë investime në 2025, sa 2.01% e PBB-së
Shqipëria po rrit gjithmonë e më shumë shpenzimet në sektorin e mbrojtjes, si pjesë e angazhimit në NATO. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar......

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe është shitur me 84.3 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë sipas......

Tejkalime të ndotjes së ajrit në disa qytete - Raporti i AKM: Për herë të parë matet dhe Elbasani, PM 2.5 del 20% mbi kufirin e lejuar
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar Raportin e Gjendjes në Mjedis 2024, ku theksohet se cilësia e ajrit në disa qytete të vendit vazhdon të jetë......

Gati ura më e lartë në botë - Struktura me vlerë 283 milionë dollarë do të hapet për qarkullim në shtator
Ura e Kanionit të Madh Huajiang në provincën Guizhou të Kinës, që pritet të bëhet më e larta në botë, ka përfunduar me sukses një test të rëndësishëm......

Ukraina hap tender për shfrytëzimin e litiumit - Projekti synon të tërheqë investime amerikane e të nxisë prodhimin vendas
Ukraina ka hapur një tender për të drejtën e shfrytëzimit të një depozite litiumi në rajonin qendror të Kirovohradit, njoftoi kryeministrja Yulia......

Greqia ka nevojë për 2 mln punonjës deri në 2035 - Plakja e popullsisë dhe rritja ekonomike nxisin kërkesën
Greqia ka nevojë për më shumë se dy milionë punonjës deri në vitin 2035, sipas një studimi evropian që thekson sfidën e dyfishtë dhe njëkohësisht mundësinë......