288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit - Konsumi jep kontributin kryesor në rritje, ndjekur nga sigurimet shoqërore

Në 4 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 275.7 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës në 105.2 %.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 28.8 miliardë lekë apo 288 milionë euro ose 11.7 % më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Prill 2026, u realizuan në shumën 98 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë o më shumë se katërmujori i vitit 2025, duke tejkaluar planin me 2.3 miliardë lekë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) kanë pasur rritjen më të lartë, nxitur ndjeshëm nga konsumi i popullatës, duke u realizuat në shumën 29.5 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 15.7% më shumë se katërmujori 2025, një realizim në masën 114.5% të planit . Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 23.6 miliardë lekë, ose 87.4% e planit për katërmujorin 2026. Nga tatimi mbi të ardhurat personale u mblodhën 28.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Nga taksat nacionale u arkëtuan 16.4 miliardë lekë, me rritje rreth 2.1 miliardë lekë. Ndërsa nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u arkëtuan 66.8 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se katërmujori 2025, si dhe me realizim prej 102.8% të planit.
Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 73.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë shumë një vit më parë, me realizim në masën 96.8% të planit për periudhën 4-mujore.
Të ardhurat nga TVSH në import, rezultuan në 49.5 miliardë lekë, 1.4% më shumë se se një vit më parë. Të ardhurat nga akciza, u realizuan në shumën 20.4 miliardë lekë, ose 2.2% më shumë se një vit më parë dhe 97.5% e planit.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, janë në shumën 600 milionë lekë, dhe të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Prill 2026, janë në vlerën 3.1 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 221.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95.1% të planit të periudhës dhe 12.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV, katër ditë spektakël në Tiranë
Edicioni i katërt i Automotive Fair Albania rezervoi për qytetarët, të apasionuarit pas automobilizmit, katër ditë të mbushura me aktivitete, spektakël dhe......
Nga Hormuzi, te supermarketet - Si po rrezikohet zinxhiri global i ushqimit?
Paralajmërimi i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) se bota ka vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj kohë për të......
Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride - Hasalla: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit
Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa......
Më shumë nxënës në arsimin profesional - AKPA: 19.4% të totalit të regjistrimeve. Drejt objektivit 1 në 3 nxënës deri në 2030
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë të ditur se Arsimi Profesional në Shqipëri po njeh një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve, duke......
Çmimi i naftës bie me 5 dollarë/ SHBA-të dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje paqeje
Çmimet e naftës ranë më shumë se 5 dollarë në nivelin më të ulët dyjavor të hënën, ndërsa optimizmi u rrit se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një......
FMN thotë se BE duhet të reformohet - “Të përdorë borxhin e përbashkët për të përballuar nevojat e shpenzimeve”
Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me fatura të mëdha për mbrojtjen, energjinë dhe pensionet në 15 vitet e ardhshme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar,......


