286 mld lekë u tërhoqën nga bankomati në 9 muaj - Numër i kufizuar i ATM që përfshijnë edhe shërbimin e depozitimit të parave

Bankomatet në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ndërsa edhe përdorimi i tyre nga qytetarët për të tërhequr ose depozituar para në nëntë muajt e parë të këtij viti është rritur.
Aktualisht, vendi ynë numëron 1337 bankomate me funksion urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim cash. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ATM-të që shërbejnë vetëm për tërheqjen e parave janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ato për urdhër transfertat dhe depozitim. Pavarësisht se është një shërbim mjaft i kërkuar edhe nga qytetarët, numri i bankomateve të pajisur edhe me funksionin e depozitimit të parave, mbetet vetëm 427 nga 1287 që shërbejnë edhe për tërheqje parash.
Për shkak të kësaj mungese, për të kaluar para në llogarinë e tyre rrjedhëse ose kur kanë për të shlyer detyrime të kartës së kreditit, qytetarët detyrohen të paraqiten në degët fizike të bankës.
Statistikat tregojnë se në 9 muaj janë kryer 16.2 milionë tërheqje cash me kartë në bankomate dhe 1.4 milionë depozitime.
Nga ana tjetër, 286 miliardë lekë është shuma e parave që është tërhequr nga shqiptarët përmes bankomateve, teksa 70.6 miliardë lekë janë paratë e depozituara.
Megjithatë, pas një rritjeje të vazhdueshme, në shtator rezulton që shqiptarët të kenë tërhequr më pak para nga ATM.
Zonat rurale ose të largëta shpesh raportojnë më pak bankomate, që tregon një qasje më të kufizuar të qytetarëve në shërbimet bankare, ndërkohë që Tirana kryeson.
Bankomatet ofrojnë akses 24 orë në ditë në shërbimet bankare, gjë që është veçanërisht e dobishme jashtë orarit të rregullt të punës bankare. Ato ndihmojnë në zvogëlimin e nevojës për të vizituar degët e bankave për transaksione rutinë, duke ulur radhët dhe periudhat e pritjes.
Bankomatet moderne janë të pajisura me masa të fuqishme sigurie si enkriptimi dhe teknologjia anti-skimming, duke garantuar transaksione të sigurta.
“Kriza e ndërmarrjeve shtetërore kërcënon ekonominë serbe” - Banka Botërore kërkon reforma për të rritur efikasitetin e financave publike
Serbia duhet të trajtojë rreziqet fiskale të shkaktuara nga sektori i madh i ndërmarrjeve shtetërore, që të sigurojë qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe të......
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani - Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035
Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës......
“Black Friday”, bizneset “ndezin” motorët/ Rreth 25 mijë reklama aktive në rrjetet sociale
Black Friday, ose e njohur në shqip si E premtja e zezë, është kthyer ndër ditët më të rëndësishme të vitit si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset. Ajo......
Sa kushton mbrojtja nga përmbytjet? - 115 milionë dollarë në vit për të “shpëtuar” deri në 2031-shin
Fermerët, qytetarët dhe bizneset, edhe këtë vit po përballen me dëme të konsiderueshme ekonomike për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në disa bashki të......
Britania rrit pagën minimale me 4.1% - Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se paga minimale do të rritet me 4.1%, duke arritur në 12.71 paund në orë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, për......
“8 vende anëtare po devijojnë nga objektivat” - BE u bën thirrje shteteve të kufizojnë shpenzimet buxhetore
Komisioni Evropian paralajmëroi se shpenzimet publike në tetë vende të BE-së, duke përfshirë Spanjën, Hungarinë, Maltën dhe Holandën, po devijojnë nga......
Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje për herë të parë gjatë kësaj jave pas rritje së vazhdueshme që nga fillimi javës teksa është blerë këtë mëngjes me......
Greqi, turizmi sjell mbi 20 miliardë euro - Të ardhurat u rritën me 9%. Mbi 31 milionë turistë vizituan vendin
Të ardhurat nga turizmi arritën më shumë se 20 miliardë euro gjatë periudhës janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024. Sipas të......





