272 kontrolle në muaj për naftën - 13 raste me probleme, në 2024 konsumi u rrit me mbi 59 mijë ton
Produktet energjetike të hedhura për konsum në treg siç është nafta apo gazi natyror kanë qenë në fokus të kontrolleve sa i takon gjurmimit të tyre dhe nëse kanë qenë të markuara apo ajo. Të dhënat zyrtare tregojnë se përgjatë vitit 2024 rezultojnë të jenë hedhur në treg afro 59 mijë ton më shumë produkte energjetike, çka tregon rritjen e ndjeshme të konsumit të tyre nga ana e qytetarëve.
Sektori i Produkteve Energjetike pranë Drejtorisë së Kontrollit të Akcizës gjatë periudhës Janar – Korrik 2024 ka bashkërenduar punën dhe veprimtarinë ditore me koncesionarin GFI, bashkëpunim që ka konsistuar në gjurmimin, verifikimin dhe kontrollin e shënjimit të produkteve energjetike të hedhura në qarkullim në territor.
Sipas të dhënave zyrtare nga doganat, në total përgjatë kësaj periudhe anë kryer 2.176 kontrolle ose rreth 272 kontrolle në muaj.
Janë kryer gjithashtu 3.200 teste/analiza ose rreth 400 teste/analiza në muaj. Nga kontrollet e bëra ka rezultuar se janë gjetur të pamarkuara 13 raste, 6 prej tyre vetëm në muajin maj.
Në lidhje me rastet e pamarkuar, janë kryer të gjitha procedurat e verifikimit dhe ndëshkimit sipas legjislacionit në fuqi.
Krahas kontrolleve të mësipërme janë ushtruar dhe 4 kontrolle në operatorë fiskalë, nga të cilët njëri prej tyre rezultoi me shkelje, për të cilin janë marrë masa në zbatim të përcaktimeve ligjore.
Ndërkohë, në periudhën pas përfundimit të kontratës konçesionare të markimit, punonjësit e sektorit të produkteve energjetike janë angazhuar në kontrolle/verifikime në grupe të përbashkëta me punonjës të Departamentit Operativ Hetimor në DPD. Ky bashkëpunim ka vazhduar deri në datë 31 Dhjetor 2024 bazuar në Planin Operacional të miratuar nga titullari i institucionit, plan i cili kishte qëllim kontrollin dhe mbikëqyrjen e produkteve energjetike.
Përgjatë kësaj periudhe është mundësuar parandalimi i shkeljeve dhe ndërgjegjësimin e operatorëve referuar rezultateve të sasive të produkteve energjetike të hedhura për konsum në territor gjatë vitit 2024.
Sondazh

SHBA-Ukrainë, më pranë marrëveshjes - Kievi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mineralet
Ukraina njoftoi se kishte nënshkruar bazën e një marrëveshjeje për mineralet me SHBA-në, megjithëse detajet e paktit ende nuk janë njoftuar. Yulia......

Tenderët, institucionet “shpërndanë” 172 mld lekë - Raporti i APP për 2024: Nga procedurat u kursye 14% e fondit limit të shpallur
Rreth 172 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra apo shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2024 nga institucionet shtetërore. Agjencia e......

“Industria prodhuese, progres në tregun botëror” - Rama: Momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat, automatikisht
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kryen një vizitë në një nga katër kompanitë më të......

Privatizimi i pronave me kontratë qiraje 1 euro - Ndryshojnë rregullat, si do të shiten tek subjektet që i kanë në përdorim
Pronat e dhëna me qira 1 euro do të mund të privatizohen nga subjektet që i kanë në përdorim me kontratë. Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave......

Trump premton marrëveshje tregtare me BE-në - Lideri amerikan dhe kryeministrja italiane Meloni diskutojnë për tarifat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan theksoi marrëdhënien shumë të mire mes Italisë dhe......

Ushtria e SHBA-së, pjese e bisedimeve për tarifat - Trump përfshin kostot e trupave amerikane në negociata me aleatët aziatikë
Dhjetëra mijëra trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni duket se do të jenë pjesë e negociatave tarifore të Presidentit Donald Trump,......

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 milionë lekë për dy viewpoint-e (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike, viewpoint përgjatë rrugës......

Superstrada Tiranë–Durrës/ Balluku: Me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore!
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar sot në rrjetet sociale foto se si do të jetë në përfundim......