27 janar, nis kompensimi financiar i pronarëve - Pronat e të cilëve preken nga ndërtimet informale. Procesi, i pakufizuar në kohë
Agjencia e Trajtimit të Pronave, bën me dije se nga data 27 janar 2025 do të nisë procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfitues, për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Ky proces nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.
Të gjithë subjektet e interesuara mund të aplikojnë online në portalin e-albania “aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”.
Sipas ATP, subjekti aplikues, në momentin e aplikimit online, duhet të ngarkojë dhe më pas të dërgojë nëpërmjet shërbimit postar dokumentacionet e nevojshme, si kërkesën për kompensimin e pronës; dëshminë e trashëgimisë; prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim; fotokopjen e dokumentit të identifikimit, si dhe vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare, ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. Gjithashtu duhet të dorëzojnë dhe mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.
Referuar vendimit të fundit të qeverisë më 9 janar, për këtë proces janë në dispozicion rreth 1 miliard lekë, për një sipërfaqe totale kompensimi prej 88 mijë e 358 metër katrorë.
Sondazh

Propozimi, ndryshon skema e TVSH-së për fermerët - Çfarë parashikohet për shit-blerjet e produkteve bujqësore?
Skema aktuale e TVSH-se ka krijuar pabarazi të theksuar midis fermerëve vendas dhe operatorëve të tjere ekonomikë që veprojnë në të njëjtin treg, duke rritur......

Sa do të rritet ekonomia shqiptare në 2025? - Banka Botërore parashikon një ngadalësim të ritmit edhe gjatë vitit të ardhshëm
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë në 2025 dhe 2026. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, vendi pritet të ketë një rritje......

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit - Guterres: Varësia ndaj lëndëve djegëse fosile, “përbindëshi i Frankenshtajnit”!
Varësia e botës ndaj lëndëve djegëse fosile është një “përbindësh i Frankenshtajnit që nuk kursen asgjë dhe askënd”, u tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së,......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë duke fituar pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit
Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025. Në takimin......

Organizimi i Zgjedhjeve 2025, Qeveria jep 2.5 miliardë lekë shtesë
Me një vendim të posaçëm, Qeveria ka miratuar një fond shtesë prej 2.5 miliardë lekë për organizimin e zgjedhjeve politike të këtij viti. Sipas detajimeve......

Kanabisi mjekësor, Qeveria miraton zonat dhe kushte e parcelave për kultivim
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë kriteret për zonat dhe parcelat ku do të kultivohet kanabisi mjekësor. Në vendim thuhet se duhet një mjedis kultivues......

Banesë në përdorim për ushtarakët pa shtëpi-Projektligji/Mbështetje shtesë për Forcat e Armatosura, nga paga te shpërblimet
Ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura do iu ofrohet banesë në përdorim në objektet ekzistuese të përshtatura për strehim apo në objektet e reja të......