Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 12:59

263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve - Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit

Nga Elisabeta Dosku

263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve -

Bizneset, që ndër vite nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese për shkelje të afateve, nëse plotësojnë kushtin për ti paguar detyrimet e prapambetura deri në fund të këtij vitit. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri në fund të 2025, stoku i detyrimit për sigurimet shoqërore arrin në 26.3 miliardë lekë  apo rreth 263 milionë euro.

Referuar ligjit "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë", i cili ka nisur aplikimin nga data 15 Maj,  gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, do të fshihen, por përsëri detyrimi për kontributin do të mbetet.

Ndërsa në nenin 6 citohet se  “Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, fshihen me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.

Pra e thënë ndryshe, nëse bizneset apo institucionet publike që kanë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të të punësuarve, marrin përsipër ti shlyejnë brenda këtij vitit, do të dalin nga lista e debitorëve dhe nuk do të paguajnë penalitete.

Referuar një raporti më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit detyrimet numri i subjekteve debitorë  rezulton në rreth 120 mijë biznese dhe vlera e gjobave dhe kamatvonesave është afro 30 milionë euro.

Më këtë ligj qeveria synon të lehtësojë bizneset duke i hequr nga lista e debitorëve dhe të rrisë arkëtimet në buxhet.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat