2600 biznese, në treg të lirë energjie-Apeli i Entit Rregullator: Gjeni dhe kontraktoni furnizuesin tuaj
Enti Rregullator i Energjisë ka apeluar bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë furnizuesin e tyre të energjisë. Kërkesa vjen në një kohë kur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se nga 1 janari 2025 rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre.
Sipas ERE-s, furnizuesi duhet të jetë një nga subjektet e licencuar në këtë aktivitet, sipas listës që gjendet në faqen online të këtij dikasteri. Gjithashtu, konsumatorët që tashmë janë në tregun e lirë të energjisë mund të aksesojnë platformën e krahasimit të çmimeve, që është ndërtuar nga ERE për të paraqitur ofertat e çmimeve që ofrohen nga furnizuesit.
Ndërkaq, ERE sjell në vëmendje se për një periudhë 60-ditore bizneset që kanë dalë në treg të lirë mund të furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit me një çmim të rregulluar, duke siguruar që energjia të mos u ndërpritet.
Dalja në tregun e lirë për 2600 biznese pasoi atë të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV, ndërsa më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV.
Sondazh

Ndërpriten eksportet e gazit rus në Evropë - Ukraina ndal tranzitin, pritet rritje cmimi per konsumatoret
Me hyrjen e vitit të ri, eksportet e gazit rus përmes Ukrainës u ndalën, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës në tregjet energjetike të......

Mbi 742 mijë depozitime në ATM për 9-mujorin/ Turizmi ndikoi rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve
Në dy vitet e fundit, pagesat dhe depozitimet përmes ATM-ve kanë përjetuar një rritje të ndjeshme, e nxitur kryesisht nga performanca e pozitive e turizmit,......

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor - Nëndeklarimi i pagave dhe informaliteti, sfidat që duhen përballuar
Bilanci i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2024, pas arritjeve dhe rezultateve të pamohueshme zbulon edhe shumë problemeatika strukturore dhe......

Bizneset po “distancohen” nga kreditimi? 70 % e kredisë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin nëntor të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik......

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që lahen në detin e Vlorës
Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin nuk kanë ndaluar disa qytetarë të kalojnë ditët e para të vitit në plazh, duke sfiduar edhe të ftohtin me larjen......

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar - Pas forcimit të lekut, BSH vjen për herë të parë me ankande forward 3-mujore
Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2025 do të organizojë për herë të parë ankande forëard, për blerjen e valutës së huaj me afat 3-mujor. Nga 22 ankande të......

“Çmimi i dritave do ulet” - Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët
Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”. Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Ndryshon mosha e daljes në pension - Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e......