Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2025, 11:42

26- vjeçari nga Baldushku që drejton fermën - Apel të rinjve/ “Merruni me blegtori, është një punë që të jep të ardhura”

Nga Elisabeta Dosku

26- vjeçari nga Baldushku që drejton fermën - Apel të

Pavarësisht se blegtoria është një sektor në rënie dhe emigrimi ka ndikuar negativisht në potencialet që ka ajo për tu zhvilluar, sërish ka të rinj që nuk e kanë braktisur dhe e shikojnë si një mundësi biznesi.

Një nga këta të rinj është Emiliano Qeraj, 26-vjeçari nga Baldushku, i cili ka qenë edhe përfitues i mbështetjes direkte për tufën bazë të matrikulluar nga Skema e Subvencioneve në bujqësi.  Në Ditën Kombëtare të Rinisë, blegtori u bën thirrje bashkëmoshatarëve të tij, të kthejnë sytë nga blegtoria.

“Jam nga fshati Balduksh i Tiranës. Prej 15 vitesh ushtroj mbarëvajtjen e lopëve. Kam 14 krerë lopë dhe 15 viça aktualisht,  prodhojmë rreth 200 litra qumësht në ditë ku i tregtojmë tek pikat e grumbullimit që kemi afër zonës.  Puna ka vështirësitë e veta, por kur e bën me dëshirë dhe pasion diçka, është më e lehtë për tu arritur. I bëj thirrje edhe të angazhohen në blegtori sepse është një punë që të jep shumë të ardhura dhe nuk të lë asnjëherë pa gjë”.

Referuar të dhënave të INSTAT, si pasojë e reduktimit të numrit të bagëtive, për vitin 2024, në territorin shqiptar janë grumbulluar 95 mijë tonë qumësht, ndërsa krahasuar me një vit më parë, sasia ka një rënie me 6.6. për qind.  Ndërsa prodhimi mishit ka rënë me 3.8 për qind.

Shqipëria 8 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat