Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2025, 09:55

253 milionë euro në arkën e bashkive - Më pak të ardhura në 8-mujor. Taksat lokale bien me 26 milionë euro

Nga Elisabeta Dosku

253 milionë euro në arkën e bashkive - Më pak të

Te ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor kanë pësuar rënie përgjatë këtij viti, duke reflektuar një performancë jo shumë të kënaqshme.

61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 25.3 miliardë lekë apo 253 milionë euro në 8 muajt e parë të vitit.  Të dhënat zyrtare të financave tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë të ardhurat e pushtetit lokal regjistrohen më rënie në rreth 22 milionë euro.

Ndikimin kryesor në këtë performancë e ka rënia e të ardhurave nga taksat lokale me afro 26 milionë euro.

Megjithatë nëse do të marrim në analizë të njëjtën periudhë të dekadës së fundit vihet re një rritje progresive e të ardhurave nga pushteti vendor, dhe 3-fishim nga viti 2015.

Të ardhurat nga pushteti vendor, të cilat përfshijnë taksa lokale si taksa mbi pasurinë dhe taksa mbi biznesin e vogël, mbeten të varura në masë të madhe nga transfertat buxhetore të shtetit. Ky varësi është një tregues i pafavorshëm për buxhetin lokal, pasi autoritetet vendore shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë burime të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme lokale.

Po ashtu, varësia e pushtetit vendor, nga transfertat e buxheti i shtetit, ka sjellë kufizime në lidhje me autonominë financiare dhe mbështetjen e pensioneve dhe shërbimeve sociale në nivel lokal. Rritja e këtyre të ardhurave, veçanërisht nga taksat lokale, është shumë e varur nga politikat fiskale dhe ekonomike të qeverisë qendrore, dhe shpesh këto transfertat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e rritura për pensione.

Po ashtu, decentralizimi fiskal si raport i shpërndarjes së të ardhurave ndërmjet dy niveleve të qeverisjes vazhdon të mbetet akoma shumë i ulët.

Referuar raportit vjetor të financave vendore, dy burimet kryesore që furnizojnë bashkitë që janë taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e ndërtesave.

Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka “taksa e ndikimit në infrastrukturë”. Në këtë burim peshën më të rëndësishme me 77.4% e zë bashkia Tiranë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat