240 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit/ 3-mujori, rekord të ardhurash nga TVSH-ja

Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 205.1 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, rreth 24 miliardë lekë, apo 240 milionë euro më shumë se Janar-Mars të vitit të kaluar.
Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, rritja vlerësohet në 13.3 % më shumë, ndërsa realizimi në raport me planin është 105.8 %.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimet (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), u realizuan në shumën 77.7 miliardë lekë, apo 7.1 miliardë lekë më shumë se tremujori i vitit 2025. Ndërsa plani është tejkaluar me 2.2 miliardë lekë.
Ndër të hyrat tatimore, zëri më rritjen më të lartë është TVSH e arkëtuar (neto), me 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025, si dhe 3.4 miliardë lekë më shumë se plani. Ky zë lidhet drejtpërdrejt me konsumin, por gjatë kësaj periudhe duket se ka ndikuar ndjeshëm në këtë performancë, edhe rritja e çmimeve në vend, duke filluar nga karburantet dhe më pas zinxhiri ushqimor.
Nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 19.6 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se tremujori i vitit 2025.
Performancë gjithashtu pozitive kanë pasur të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore, nga të cilat u arkëtuan 48.3 miliardë lekë në 3 mujor, +4.6 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se një vit më parë.
Nga tatimi mbi të ardhurat personale, u arkëtuan 21.8 miliardë lekë, 1 miliard lekë ose 4.8% më shumë se tremujori i vitit 2025 dhe nga taksat nacionale 11.2 miliardë lekë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë më shumë se tremujori i vitit 2025 dhe 95.4% në raport me planin.
Të ardhurat nga TVSH në import, u arkëtuan në vlerën 35.3 miliardë lekë dhe 95.4% e planit. Nga akcizat u arkëtuan 14.9 miliardë lekë, 2.5% më shumë se tremujori i vitit 2025, si 96.6% në raport me planin.
Nga renta minerare në eksport, u mblodhën 357 milionë lek dhe nga taksat doganore 2.2 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 3 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.9% e planit të periudhës dhe 8.7 miliardë lekë më shumë në krahasim me 3-mujorin 2025.
Shpresë për nisjen e bisedimeve SHBA-Iran/ Reagojnë tregjet, çmimet e naftës ranë mbi 1 dollar të martën
Çmimet e naftës ranë mbi 1 dollar të martën, për shkak të pritjeve se bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit do të zhvillohen këtë javë dhe do të çojnë......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.5 lekë dhe është shitur me......
Nis në SHBA rimbursimi i tarifave për bizneset - Do t'u paguhen direkt kompanive që fillimisht i paguan tarifat
Mbrojtja Doganore dhe Kufitare e SHBA-së (CBP) nisën fazën e parë të një sistemi të ri kërkesash që do t'u lejojë importuesve të kërkojnë rimbursimin e......
Japonia do të shesë armë - Vendimi historik i qeverisë pas Luftës së Dytë botërore për heqjen e kufiizmeve
Japonia publikoi rishikimin më të madh të rregullave të eksportit të mbrojtjes në dekada, duke hequr kufizimet në shitjet e armëve jashtë vendit dhe hapur......
Kostot e fluturimeve shtohen me 100 dollarë - Shkak, rritja e karburantit si rrjedhojë e luftës në Iran
Ndërprerja e furnizimeve globale me naftë nga lufta në Iran i ka shtuar çmimit të fluturimeve të gjata nga Evropa me më shumë se 100 dollarë, një kosto që......
Biokarburantet rikthehen në modë - Lufta në Iran shkakton rritje të çmimit të naftës
Çmimet në rritje të naftës pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit po nxisin kërkesën e re për biokarburante. Konflikti ka ndërprerë rreth 20% të furnizimeve......
OBP kursen 40 milionë euro për buxhetin e shtetit në dy vite funksionim
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë,......
Paketa e Maleve, Rama: Potenciali i Shqipërisë për të ardhura nga turizmi, ende shumë i pashfrytëzuar
Kryeministri Rama zhvilloi një takim informues me sipërmarrës të agroturizmit, në kuadër të angazhimit të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e këtij......


