Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 12:58

24 mld euro për rinovimin e ndërtesave - Miratohet strategjia, masat për dekarbonizimin e sektorit deri në vitin 2050

Nga Ola Mitre

24 mld euro për rinovimin e ndërtesave - Miratohet strategjia, masat

Dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit kërkon një total investimesh prej 24 mld euro, deri në vitin 2050. Të dhënat janë pjesë e Strategjisë Afatgjatë të Rinovimit të Stokut të Ndërtesave, të publikuar në Fletoren Zyrtare, që specifikon se nga nevojat totale për investime, rreth 69% kërkohen për sektorin rezidencial, 25% për sektorin e shërbimeve komerciale/private dhe rreth 6% për ndërtesat e sektorit publik.

Strategjia përfshin një udhërrëfyes për zbatimin e masave të duhura drejt arritjes së objektivit afatgjatë të vitit 2050 për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë në Komunitetin e Energjisë me 80–95% krahasuar me vitin 1990, me synim arritjen e dekarbonizuar të stokut të ndërtesave deri në vitin 2050. Kjo përmes aplikimit të masave të eficiencës së energjisë në ndërtesa, që përfshijnë termoizolimin, ndricimin me llamba led, vendosjen e dritareve me dopioxhap apo edhe vetëprodhimin enegjisë elektrike përmes paneleve diellore, që reduktojnë konsumin e energjisë dhe rrjedhimisht edhe emetimet e ndotësve në ajër.

Për ndërtesat publike, strategjia kërkon rinovimin e 3% të ndërtesave të qeverisë qendrore në vit (rinovime të thella). Investimi i parashikuar i pritshëm duhet të dekarbonizojë sasinë e stokut të ndërtesave publike përllogaritet në 1.45 miliardë euro deri në vitin 2050, nga të cilat 795 milionë euro për ndërtesat e qeverisë qendrore dhe 655 milionë euro për ndërtesat publike të nivelit komunal. Për të përmbushur objektivat e reduktimit të emetimeve, deri në vitin 2050 duhet të rinovohet një numër total prej rreth 8200 ndërtesash publike.  

Ndërkohë që, sa i takon ndërtesave të banimit parashikohen skema mbështetjeje financiare për rinovime të thella. Investimi i vlerësuar i pritshëm që duhet të dekarbonizojë sasinë e stokut të ndërtesave të banimit është përafërsisht 16.5 miliardë euro deri në vitin 2050. Ndërkohë që, sa i takon rinovimit për sektorin e shërbimeve komerciale/private, investimet e nevojshme parashikohen në 6 mld euro.

Për vitin 2023, stoku i ndërtesave pati një peshë prej rreth 37-38% të konsumit total final energjetik, duke u renditur si konsumatori i parë më i madh i energjisë me 37.08%, i ndjekur nga sektori i transportit me 36.56% të totalit.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......