Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2025, 11:07

2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026 nis projekti i ri për fuqizimin e laboratorëve në ISUV

Nga Elisabeta Dosku

2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026

Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve të pesticideve dhe metaleve të rënda në bimë. Projekti, i cili do të financohet në buxheti i Ministrisë së Bujqësisë , ka një vlerë totale prej rreth 2.4 milionë eurosh.

Ky investim vlerësohet si i domosdoshëm, pas problematikave të shumta që kanë hasur prodhuesit shqiptare, ku një sërë ngarkesash janë kthyer në doganë për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.

Në këtë drejtim,  investimi synon modernizimin e laboratorëve ekzistues, rritjen e pajisjeve analitike të standardeve të BE-së dhe zgjerimin e kapaciteteve teknike për monitorimin e sigurisë ushqimore dhe mjedisore. Me këtë projekt pritet të rritet saktësia, shpejtësia dhe transparenca e analizave të produkteve bimore, duke përmirësuar kontrollin e zinxhirit ushqimor dhe harmonizimin me praktikat ndërkombëtare.

Ky investim është thelbësor për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë. Për më tepër, investimi pritet të kontribuojë në mbrojtjen e konsumatorit dhe minimizimin e rreziqeve shëndetësore që lidhen me nivelin e substancave të dëmshme në produktet bimore.

Punimet për ngritjen dhe pajisjen e laboratorëve të rinj pritet të nisin në fillim të vitit 2026, ndërsa projekti do të zbatohet në faza, dhe pritet të përfundojë në viti në 2028-ën.

Nga ana tjetër, paralelisht do të nisë një projekt për pajisje laboratori të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, (ISUV) në vlerë 4.3 milionë euro i cili gjithashtu përfundon në 2028.

Ky investim do të jetë një  hap i rëndësishëm drejt rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore dhe forcimit të konkurrueshmërisë së prodhimeve vendase në tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur janë hapur edhe grupkapitujt e sektorit bujqësor për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat