24% e mjeteve “ngelin” në kontrollin teknik/ Cilat janë defektet që rrezikojnë jetën e shoferëve?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat përgjatë vitit 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 206.822 mjete në Qendrën e Kontrollit Teknik. Por jo të gjitha janë shpallur të sigurta për qarkulluar në rrugë.
Sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR, 24.2% e mjeteve nuk e kaluan testin, duke rezultuar me mangësi dhe problematika të shumta në sistemin e automjetit. Ndërkohë, 37.9% e mjeteve kanë ngelur për shkak të problemeve në sistemin e shkarkimit të gazrave, si dhe 34.3% e mjeteve kanë shfaqur mangësi vizuale ose funksionale, që lidhen me elementet bazë të sigurisë. Po kështu, 14.7% e mjeteve kanë ngelur për shkak të defekteve në sistemin e frenimit, si dhe me sistemin e drejtimit përfaqësohen nga 13.1% e rasteve.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike, Tirana kryeson listen me më shumë mjete të testuara, mbi 72 mijë vetëm këtë vit. Kjo për shkak se Tirana është qyteti ku popullsia është më shumë e përqendruar dhe numri i mjeteve që qarkullon është më i lartë në krahasim me qytetet e tjera. Ndërsa më pas renditet Durrësi me rreth 28 mijë mjete, Fieri me 18.849 mjete, Shkodra 14.152 mjete, si dhe Elbasani me më shumë se 13 mijë mjete të kontrolluara.
DPSHTRR nënvizon se kontrolli teknik nuk është vetëm një detyrim ligjor, por është një angazhim për jetën, sigurinë dhe mjedisin. Kujdesi për mjetin është edhe kujdes për jetën e qytetarëve që ndajnë të njëjtën rrugë me ju.

“Google duhet të ndajë të dhënat kërkimore me rivalët”/ Gjykata e SHBA-së urdhëron kompaninë të zbatojë rregullat e konkurrencës
Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur që Google, në pronësi të kompanisë Alphabet, duhet të ndajë të dhënat e kërkimeve me rivalët për të rritur......

“Tarifat trondisin rregullat e tregtisë globale”/ OBT paralajmëron për krizën më të madhe tregtare në 80 vitet e fundit
Pjesa e tregtisë globale që zhvillohet mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) ka rënë në 72% dhe mund të bjerë edhe më tej,......

Kina, demonstrim force në Pekin/ Paradë ushtarake në praninë e Putin dhe Kim Jong Un
Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje mes paqes dhe luftës, gjatë një parade ushtarake madhështore në Pekin, ku......

BE, drejt pezullimit të taksave për avionët dhe anijet/ Propozimi i ri parashikon ruajtjen e përjashtimeve tatimore deri në vitin 2035
Vendet e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë një pezullim 10-vjeçar për taksat e karburanteve të aviacionit dhe transportit detar, sipas një dokumenti......

Qeveria merr vendimin/ 1-3 paga shpërblim për efektivët që luftuan me zjarret
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit e angazhuar në luftën me zjarret këtë verë. Pjesë e kësaj kategorie......

U zgjodhën deputetë në 11 maj, lirohen nga detyra tre zv.ministra
Në mbledhjen e kësaj së marte Këshilli i Ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të tre funksionarëve: Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe......

Shqiptarët po përdorin më shumë karta bankare/ BSH: Bankat lëshuan 1.8% më tepër në tremujorin e dytë, kryesisht debiti
Shqiptarët po mbajnë në xhep më tepër karta bankare se para fizike. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......

Sektori i agropërpunimit, drejt modernizimit/ Ministrja Denaj: Mbështetje deri në 7.5 milionë lekë për subjekt
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 vijon të mbështesë zhvillimin e sektorit agroindustrial në vend. Këtë vit, përfituesit potencialë mund të aplikojnë për......