Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2025, 13:49

232.8 mln lekë për rindërtimin e kanalizimeve në Vlorë - Investimi i ri, synohet shmangia e përmbytjeve

Nga Ernilda Luzi

232.8 mln lekë për rindërtimin e kanalizimeve në Vlorë

Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha)- Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë përgjatë rrugës Transballkanike, sipas loteve: nga rruga e Skelës deri te rruga Hasan Kushta (Albano e Romina) dhe rruga Odhise Grillo. Fondi limit i përllogaritur është 232 milion e 867 mijë lekë.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, nga specifikimi i linjave bëhet fjalë për masa të emergjencës, për të zgjidhur problemet e përmbytjeve të kohëve të fundit që janë bërë të shpeshta edhe për shira të zakonshëm, por me intensitet të lartë.

Gjendja aktuale e KUB është pothuaj plotësisht e amortizuar, me bllokime të pjesshme dhe të plota nga mbushjet me mbeturina të qytetit. Në periudhë shirash ato nuk mund të heqin ujërat e rrugës, duke sjellë përmbytjen e tyre. Kapacitetet transportuese të prurjeve janë të reduktuara, për shkak të bllokimit të seksioneve. Gjithashtu, sistemi i KUB në disa nyje të tij rezulton të jetë i shkëputur, duke bërë që një pjesë e linjave në mungesë të shkarkimit në tubacione të linjave pasardhëse, në kohë shirash dalin në sipërfaqe, duke përmbytur rrugët dhe sheshet.

Sipas dokumentit, projektimi i sistemit të KUB do të bëhet për të gjithë basenet ujëmbledhëse të zonës së qytetit të Vlorës, si dhe do të përcaktohen prioritetet e zbatimit duke filluar nga pjesa fundore e tij, nga i gjithë sistemi i KUB të Vlorës për pjesën qendrore të qytetit, që shkarkon në kanalin e fushës që të çon në Hidrovor, si dhe ajo që nuk do të ndyshojë është kuota e fundit të kanalit të fushës.

Në projektin e ri do të përdoren kushte dhe standarde të kohës përfshirë ato ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat