2300 biznese, në treg të lirë energjie - Mund të zgjedhin vetë furnizuesin, ERE publikon listën me 40 të licencuarit

Nisja e vitit 2026 shënon daljen në tregun e liberalizuar të energjisë të rreth 2300 binzeseve të lidhur në tensionin 6 KV, duke u shkëputur nga Furnizuesi i Shërbimit Universal. Këto subjekte kanë të drejtë të zgjedhin dhe kontraktojnë një nga 40 furnizuesit e licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë në këtë aktivitet. Ndërkaq, për këtë qëllim, ERE ka vënë në dispozicion edhe Platformën e Krahasimit të Çmimeve, që u mundëson bizneseve të informohen dhe të krahasojnë ofertat e furnizuesve të ndryshëm.
Në rast se një biznes nuk arrin të lidhë kontratë me një furnizues të tregut të lirë ose humbet furnizuesin ekzistues ekziston edhe një mekanizëm tranzitor. Klientët mund të furnizohen për një periudhë të kufizuar kohore, deri në 60 ditë, nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, shërbim që aktualisht ofrohet nga OSHEE Group. Ky mekanizëm synon të garantojë vazhdimësinë e furnizimit dhe të shmangë ndërprerjet në aktivitetin ekonomik.
Procesi i liberalizimit është zbatuar në mënyrë graduale. Fillimisht, në tregun e lirë dolën klientët e lidhur në tensionin 35 kV, më pas ata në rrjetin 20 kV, për të vijuar me konsumatorët e lidhur në 10 kV dhe së fundmi me tensionin 6 kV.
Autoritetet theksojnë se konsumatorët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të ndryshojnë furnizuesin në çdo kohë, pa penalitete, si një e drejtë e garantuar me ligj. Ndërkohë, liberalizimi i tregut të energjisë konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme strukturore në sektor, me ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si funksionon tregu, në barrën financiare mbi shtetin dhe në marrëdhënien mes energjisë dhe aktivitetit ekonomik.
Shqipëria konsolidohet si destinacion gjithëvjetor - 2025 mbyllet me rekord historik për turizmin shqiptar
Viti 2025 mbyllet me një tjetër rekord për turizmin shqiptar. Shqipëria ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke tejkaluar......
Integrimi në BE, shqiptarët më optimistët në Ballkan/ RCC: 43% e popullsisë presin anëtarësimin në 2030. Serbia, me perceptimin më negativ
Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një nga synimet më madhore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Aktualisht, pothuajse të gjitha shtetet e......
Sektori i pasurive të paluajtshme arrin “kulmin”/ Tërheq 5 herë më shumë financim nga bankat në Nëntor 2025 se një vit më parë
Sektori i pasurive të paluajtshme po shënon nivele historike financimi nga sistemi bankar. Të dhënat më të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”......
Rritet treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit - Vrojtimi i BSH: Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.4 pikë në muajin dhjetor. Megjithatë, niveli aktual qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e......
Viti nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur vitin pozitivisht duke fituar pikë krahasuar me vitin që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 81.5 lekë dhe është shitur me......
Britania regjistroi vitin më të nxehtë në 2025 - Temperatura mesatare vjetore ishte 10.09 gradë Celsius
Britania përjetoi vitin e saj më të nxehtë dhe me diell të regjistruar ndonjëherë në 2025-ën, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2022, ndërsa......
Prodhimi i naftës bruto në Venezuelë pritet të rritet - Analistët thonë se në vitet e ardhshme do të ulet çmimi global
Prodhimi i naftës bruto në Venezuelë pritet të rritet, duke shtuar furnizimin global dhe ndikuar në çmimet në periudhë afatgjatë, thanë analistët. Forcat......
Inflacioni i nxitur nga inteligjenca artificiale - Do të jetë rreziku më i madh për vitin 2026, sipas investitorëve
Tregjet globale të aksioneve, të cilat janë të mbushura me euforinë e inteligjencës artificiale në fillim të vitit 2026, mund të jenë duke shpërfillur një......


