2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e tensionit 6 kV në treg të lirë, FTL garanton çmime konkurruese

Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group Albi Gjenerali bëri me dije se janë 2300 binese të lidhur në këtë nivel tensioni, që do të kenë të drejtë të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë.
“Në portofolin aktual kemi rreth 4000 klientë në rrjetin 35, 20 dhe 10 kV dhe presim edhe 2300 klientët e rinj, që dalin në treg të lirë nga 1 janari i vitit 2026 të jenë pjesë e portofolit tonë. Patjetër, pjesa më e madhe e tyre do të jetë sepse ne i garantojmë një çmim stabël përgjatë gjithë vitit të tyre të furnizimit, gjë që i bën ata të marrin masat ekonomike, teknike, financiare për të qenë edhe ata më stabël në bizneset e tyre”, - tha ai.
Sipas Gjeneralit, liberalizimi i tregut të energjisë ka sjellë përfitime të ndërsjelljta, si për Furnizuesin e Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ashtu edhe për bizneset që mund të sigurojnë oferta konkurruese.
“Ka qenë shumë pozitive edhe për barrën publike, në kuptimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal sepse tashmë këta klientë që le të themi i kanë të gjitha kapacitetet për të siguruar një energji me çmim, mbase edhe më konkurrues se Furnizuesi i Mundësisë së Fundit , nuk janë më barrë e shtetit për t’i furnizuar me anë të shërbimit universal, që është një shërbim që shihet si i domosdoshëm, kritik për të gjithë qytetarët dhe bizneset të vogla dhe të mesme, le të themi”, - tha Gjenerali.
Liberalizimi i tregut të energjisë po kryhet gradualisht, ku pas klientëve të lidhur në tensonin 35 kV, në tregun e lirë dolën plotësisht klientët e lidhur në rrjetin 20kV duke vijuar me konsumatorët e lidhur në 10kV, që shkëputën marrëdhëniet me OSHEE-në nga 1 janari i këtij viti.
Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT - Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%
Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë......
Çmimi i energjisë mban “nën ankth” bizneset - Oda Ekonomike e Kosovës: Një rritje e mundshme do të shtojë sfidat financiare
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të......
Muzeu i Madh Egjiptian “mirëpret” turistët - Hapet më 1 nëntor, dy dekada pasi fillimit të punimeve
Muzeu i Madh Egjiptian, i vendosur pranë piramidave të Gizës, po përgatitet për hapjen e shumëpritur më 1 nëntor, më shumë se dy dekada pasi filloi ndërtimi......
“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta Shqiptare, me inovacione
Posta Shqiptare kryen 135 mijë transanksione në ditë, në 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e......
Mbi 6 mln ton mallra kaluan përmes porteve/ Durrësi vijon të jetë qendra e tregtisë detare
Në Shqipëri operojnë katër porte detare që shërbejnë për transportin e mallrave, ai i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Limjoni në Sarandë. Ndër to, Porti i......
Sa para mbahen në bankat shqiptare? - Rreth 1.45 trilionë lekë. Zhvlerësimi i euros, ndikim të lehtë te depozitat në valutë
Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë......
Bizneset i rikthehen kreditimit në Shtator/ Huaja për individët dhe blerje banese vijon të zgjerohet më tej
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të......
Nga papunësia, drejt integrimit - Gjatë 9 muajve të këtij viti mbi 9000 punëkërkues janë punësuar
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat për 9- mujorin e parë të vitit 2025, të cilat dëshmojnë një tendencë pozitive në tregun......




