Shqipëria Postuar më 2 Maj 2025, 11:52

"230 milionë euro subvencione për fermerët" - Berisha: Do rrisim buxhetin për bujqësinë, vendosim kartën e konsumatorit

Nga Hamit Yzeiraj

"230 milionë euro subvencione për fermerët" - Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerë në zonën e Dimalit në Berat, prezantoi programin e PD-ASHM për bujqësinë, duke deklaruar se buxheti për këtë sektor do të shtatëfishohet.

"Ne e konsiderojmë të pafalshëm diskriminimin që ju është bërë gjatë 12 viteve të fundit. Mjafton një shifër: fermerët në vendet e rajonit marrin pesë herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarë. Kjo e bën të pamundur konkurrencën tuaj në treg. Nga 338 mijë fermerë, shteti mbledh TVSH për çdo veprim që ata kryejnë, ndërsa në buxhetin e këtij viti janë lënë vetëm 32 milionë euro për bujqësinë – një shumë qesharake, kur Maqedonia e Veriut ka akorduar 220 milionë euro për sektorin.
Çfarë do të bëjmë ne? Nga 32 milionë, do ta çojmë në 230 milionë euro fondin e subvencioneve për ju."

Berisha u ndal edhe te pensionet në fshat dhe karta e konsumatorit për fermerët.

“Në 100 ditët e para, asnjë pension në fshat nuk do të jetë më i ulët se 200 euro, pavarësisht nëse është i plotë apo i pjesshëm. Fshati do të ketë kartën e konsumatorit, nëpërmjet së cilës do të rikthehet TVSH-ja për një sërë produktesh që blihen.
Do të hiqet kufizimi për subvencionin sipas hektarëve – ai që ka 10 hektarë, do të subvencionohet për të gjitha 10 hektarët.
Ne ju garantojmë një mbështetje shumë të fuqishme për fshatin, sepse potenciali i tij për prodhim është i jashtëzakonshëm.

Berisha foli gjithashtu për mbështetjen ndaj grumbulluesve, të cilët do të përfitojnë kredi të buta dhe lehtësi të tjera, si dhe për uljen e çmimit të naftës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat