“23 pagesa digjitale për frymë në 2024” - Sejko: Inovacioni po transformon shërbimet financiare me ritme të shpejta
Një nga ndikimet më të dukshme të inovacionit në shërbimet financiare të Shqipërisë është transformimi digjital i pagesave dhe i bankingut. Vendi ynë po përjeton një rritje të shërbimeve bankare digjitale, duke i bërë shërbimet financiare më të përshtatshme, më të sigurta dhe më të aksesueshme.
Në forumin e biznesit të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, Guvernatori Sejko u shpreh se falë përdorimit në rritje të teknologjisë celulare, konsumatorët po fitojnë akses në shërbime financiare.
“Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave vijon të rritet me ritme dyshifrore, duke ndihmuar në reduktimin e përdorimit të cash-it dhe rritjen e formalizimit të ekonomisë. Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 2 pagesa për frymë në vitin 2015. Gjithashtu, përfshirja financiare - e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare - ka arritur në 78%, nga rreth 40% në vitin 2015. Infrastruktura për pranimin e instrumenteve digjitale të pagesave gjithashtu ka njohur rritje të përshpejtuar. Instrumente të reja, si pagesat nëpërmjet portofoleve elektronike, po gjejnë përdorim gjithnjë e më të gjerë, duke u shtrirë edhe në popullsi ku aksesi bankar është më i rrallë”.
Ndërkohë, Drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, u ndal në atë se si bankingu i hapur po revolucionarizon sektorin financiar në Shqipëri.
Përmes open banking, klientët shqiptarë mund të autorizojnë palët e treta të transferojnë fondet nga llogaritë e tyre bankare për të kryer pagesa dhe për të marrë shërbime të ndryshme.
Sondazh

“Revolucioni i robotëve humanoidë po afron” - CEO i Nvidia-s paralajmëron përdorimin e tyre në industrinë e prodhimit
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang beson se robotët humanoidë mund të përdoren gjerësisht në më pak se pesë vjet në industrinë e prodhimit. Huang zbuloi detaje të......

12.9 milionë euro nga shfrytëzimi i plazheve - Cila nga 6 bashkitë bregdetare mblodhi më shumë të ardhura?
Bashkitë bregdetare kanë rritur arkëtimet nga tarifa e shfrytëzimit të plazheve nga subjektet private, megjithatë nën potencialin e tyre. Referuar të......

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër - Janar-shkurt, 77% e mjeteve te reja janë elektrike
Mjetet green po vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,......

“Xhiro” me taksi, më lirë në Amerikë se në Shqipëri/ Numbeo na rendit në vend të 6-të në botë dhe të 3-të në Europë si më të shtrenjtët
Sipas platformës Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në botë për tarifën fikse të taksive, duke u pozicionuar mes 127 vendeve me çmim të lartë për......

Pagat minimale në Evropë - Cilat vende kanë shënuar rritjen më të madhe në dekadën e fundit?
Një pagë minimale e përshtatshme është thelbësore për sigurimin e një standardi të mirë jetese për punonjësit. Por si kanë ndryshuar pagat minimale në Evropë......

Sa para’ humbëm nga zhvlerësimi i euros? - TVSH-ja në import me rënie në raport me planin
Kursi i këmbimit përgjatë vitit 2024, ku monedha europiane euro ka qenë vazhdimisht e zhvlerësuar kundrejt lekut, ka sjellë humbje të të ardhurave në......

‘Një shtet i ri në BE’ - A mund të aplikojë Kanadaja për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian?
Aktualisht një nga temat më të nxehta në mediat sociale është që Kanadaja të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pas armiqësisë së fundit nga presidenti i......

Forcohen sërish Franga, Dollari dhe Paundi – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan duket se ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot m e91 lekë dhe është shitur me 92 lekë referuar tregut të......