22 vatra zjarri të raportuara, 5 ende aktive – AKMC informon mbi situatën e detajuar në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi dhe njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.
Aktualisht mbeten aktive këto vatra në qarkun Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna për shuarjen e një zjarri në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Gjithashtu është riaktivizuar vatra në “Malin e Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, që po përhapet drejt “Majës së Vlashës”.
Zjarri, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, është zhvilluar në dy vatra. Në terren ndodhet Shërbimi Vendor i MZSH i bashkisë Bulqizë me 8 efektivë, por pavarësisht përpjekjeve, situata ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa. Në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll dushku.
Në vendngjarje ndodhen 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake, të cilët po punojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore në një terren të vështirë. Deri tani janë djegur rreth 4 ha pyll dhe puna për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe sot.
Në qarkun Tiranë vazhdon puna për shuarjen e zjarrit të rënë më 10.07.2025 në fshatin Zambishë, i cili u përhap në fshatrat Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj, Brendaj (njësia administrative Lekaj dhe Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë).
Mbrëmë, zjarri mori përmasa të mëdha, veçanërisht në fshatrat Thartor, Sheshaj, Prendaj dhe Dakaj, duke kërkuar ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në fikjen e disa vatrave që rrezikonin banesa, ullishte dhe pyje me pisha.
Në terren punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Rrogozhinë me 6 automjete, 30 efektivë, 20 punonjës të shërbimeve bashkiake, 20 banorë të zonës dhe dy helikopterë të FA-së. Deri tani janë djegur rreth 80-90 ha shkurre dhe ferra si dhe mbi 70 rrënjë ullinj të rinj dhe shekullorë.
Në qarkun Fier, në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Sot është riaktivizuar një vatër, ku po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat e MZSH dhe strukturat bashkiake.
Në monitorim në qarkun Elbasan, në “Malin Plak”, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd, zjarri në një sipërfaqe pyjore ka intensitet të ulët dhe është nën monitorimin e strukturave vendore. Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar djegien e mbi 107 hektarëve dhe rreth 100 rrënjë ullinj.
Në fshatin Dragovoje, bashkia Malësi e Madhe, janë djegur edhe 3 objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive të imta. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuuan me 30 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.
AKMB bën të ditur se, bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër. Për zjarret në pyje, sot pritet rrezik “I lartë” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe rrezik “I moderuar” në qarqet e tjera.
Në disa qarqe pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara: Shkodër (jug), Durrës (verilindje) dhe Vlorë (veri). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. AKMC shton se, strukturat e mbrojtjes civile mbeten të angazhuara pa ndërprerje për koordinimin dhe ndërhyrjen në kohë për shuarjen e çdo vatre zjarri. Gjithashtu AKMC u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë zjarre në terren.

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Blegtoria mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në Shqipëri, duke garantuar një burim të qëndrueshëm ushqimi dhe të ardhurash për mijëra familje. Të......

Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë
Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe......

Objektivat për ndryshimet klimatike - BE synon një marrëveshje deri në shtator
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur planet për një marrëveshje mbi objektivin e tyre të ri për ndryshimet klimatike deri në......

“Arsimi të mbështesë tranzicionin e gjelbër” - Kërkesat/ Veprimet të jenë të shpejta për të përmbushur nevojat e tregut të punës
“Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme vendos një ngarkesë të konsiderueshme si në sektorin e arsimit, ashtu dhe në atë të biznesit, ndaj është e......

“BE do të kërkojë një marrëveshje me SHBA” - Komisioneri i Tregtisë, Sefcovic: Por jemi gati për kundërmasa!
Bashkimi Evropian do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po përgatit kundërmasa të mundshme në rast se......

Nis rilindja urbane 2.0/ Rama: Brenda vitit 2028 do të mbyllet procesi i legalizimeve
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e nisi me një takim me deputetë dhe kryebashkiakë në vijimësinë e vizionit “Shqipëria 2030”. Hapësirat publike ishin......

Franca do të rrisë shpenzimet ushtarake - Macron njofton 6.5 miliardë euro shtesë në dy vitet e ardhshëm
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një shtesë prej 6.5 miliardë euro në shpenzime ushtarake gjatë dy viteve të ardhshme. Macron i paraqiti këto plane......

Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve!
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e......