210 mln lekë grante për ndërmarrjet sociale - Ndihmë shtetërore për punësimin dhe shërbimet

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për autorizimin e skemës së ndihmës shtetërore “Fondi në mbështetje të ndërmarrjes sociale për periudhën 2026–2028”, një instrument financiar që synon forcimin e rolit të ndërmarrjeve sociale në mbrojtjen dhe përfshirjen shoqërore të grupeve të pafavorizuara.
Sipas vendimit, skema synon mbështetjen financiare të ndërmarrjeve sociale që kontribuojnë në përfshirjen shoqërore të grupeve të pafavorizuara, përmes punësimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale. Ndihma do të jepet në formë grantesh nga buxheti i shtetit. Fondi total i parashikuar për këtë skemë është 210 milionë lekë. Financimi do të realizohet kryesisht përmes subvencionimit të pagës minimale dhe mbulimit të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e ndërmarrjeve sociale.
Përfitues të kësaj skeme janë ndërmarrjet sociale, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në prodhim mallrash apo ofrim shërbimesh, duke pasur si mision kryesor përfshirjen sociale. Skema do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas vendimit, kjo skemë u jep një avantazh ekonomik ndërmarrjeve sociale krahasuar me operatorët e tjerë në treg, si dhe njëkohësisht nuk e cenon konkurrencën.
Në këtë kuadër, skema u vlerësua si ndihmë shtetërore e lejueshme në formën “De minimis”. Sipas këtij parimi, vlera e ndihmës për një ndërmarrje të vetme nuk duhet të kalojë 14 milionë lekë për një periudhë financiare prej tre vjetësh. Ndërkohë, ccdo përfitues do të duhet të nënshkruajë deklaratën e ndihmës “De minimis”, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është e detyruar të raportojë çdo vit, deri më 31 mars, mbi zbatimin dhe impaktin ekonomik të skemës. Gjithashtu, të gjitha të dhënat lidhur me zbatimin e skemës do të ruhen për një periudhë dhjetëvjeçare, thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.
“Qendrat e të dhënave orbitale, shumë larg realitetit” - Kreu i Amazon thotë së kjo ide nuk është ekonomike
Një ekzekutiv i lartë i cloud computing të Amazon tha se qendrat e të dhënave të bazuara në hapësirë janë "shumë larg" të qenit një realitet, edhe pse një......
Nje tjetër marrëveshje tregtare për BE? - Brenda këtij muaji pritet nënshkrimi me Australinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të shkojë në Australi Brenda këtij muaji në një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.2 lekë dhe është......
Lazer e satelitë spiunë në shpenzime ushtarake hapësinore - Gjermania po shqyrton rritjen e investimeve me mbi 100 satelitë
Gjermania po shqyrton investimet që variojnë nga satelitët spiunë dhe aeroplanët hapësinorë deri te lazerët sulmues në kuadër të një plani shpenzimesh......
Europa duhet të mbajë kontrollin e teknologjive kryesore - Komisionerja: Synohet më shumë pavarësi nga SHBA
Evropa duhet të mbajë kontrollin mbi teknologjitë kryesore që mbështesin ekonomitë e rajonit, tha Komisionerja e Shërbimeve Financiare i Bashkimit Evropian,......
Forbes: Bregdeti verior i Shqipërisë, zonë me potencial të lartë për pasuritë e paluajtshme
Me arkitekturë guximtare, mikpritje të nivelit botëror dhe infrastrukturë të re që po përshpejton zhvillimin e zonës, bregdeti verior i Shqipërisë, i pasur......
Kosovë, në 2025 qytetarët dhe bizneset morën 655 milionë euro overdrafte
Overdraftet e tërhequra nga bankat prej qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro. Sipas të dhënave të......
New York-Londër për më pak se një orë, basti i aviacionit me supersonikun Quarterhorse
Udhëtimi New York-Londër së shpejti do të mund të realizohet për më pak se një orë. Virgin Galactic dhe Rolls-Royce kanë arritur një marrëveshje......


