21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier
21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 3 janë ende aktive sipas Agjencisw Kombëtare tw Mbrojtjes Civile dhe 18 janë shuar. Vatrat aktive janë në qarkun Vlorë në malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq në rrethin e Sarandës, ku zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.
Në qarkun Berat, zona e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA. Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar: 34 efektivë me 10 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe Dropullit, 30 forca vullnetare, forca bashkiake, efektivë të pyjores si dhe 30 efektivë të FA me mbështetje ajrore nga Forcat e Armatosura.
Ndërkohë, në fshatin Lofkënd bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe është përhapur si shkak i erës së fortë. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 41 automjete zjarrfikëse dhe 314 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 30 efektivë, 3 automjet zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri. Sipas AKMC, pritet rrezik i lartë në qarkun Fier pwr zjarret, rrezik i ulët në Kukës, Dibër, Korçë dhe rrezik i moderuar në qarqet e tjera.

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti
Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik......

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë
Jo vetëm për të shijuar plazhet e vendit në jug apo bukuritë e maleve shqiptare, por edhe pse jo për të blerë aksesorë të ndryshëm ari, argjendi apo metaleve......

“Banka e re Ziraat do të rrisë konkurrencën në treg” - Zefi: Qytetarët do të përfitojnë nga produkte të reja dhe ulje të normave të interesit
Pas vitesh të tëra konsolidimi, tregu bankar pritet të pësojë tashmë ndryshime të rëndësishme me dhënien nga ana e Bankës Qendrore, të miratimit paraprak për......

“6.7 mld euro të ardhura nga turizmi” - Strategjia 2030, “luftë” informalitetit. Rritje e shtretërve, por jo për qiratë afatshkurtra
Strategjia e re Kombëtare për Turizmin 2025–2030 vendos objektiva ambiciozë për transformimin e sektorit në një shtyllë të zhvillimit ekonomik të......

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori - Ndryshimet klimatike nuk janë ndalur, pavarësisht fundit të valës “rekord”
Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë i regjistruar në nivel global, sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Rënie përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të enjte të pësojë rënie kundrejt monedhës vendase pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 82.5 lekë dhe......

Britania, në kërkim të “frymëmarrjes” financiare - Qeveria duhet të rrisë taksat për të ulur deficitin buxhetor
Britania e Madhe do të duhet të rrisë taksat për të mbuluar një hendek në shpenzimet qeveritare që pritet të arrijë mbi 40 miliardë paund, për shkak të......

SHBA, tarifa 100% për importet e çipeve - Përjashtohen kompanitë që prodhojnë në territorin amerikan
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit e importuar nga vendet që nuk prodhojnë në SHBA ose nuk planifikojnë ta......