2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh

Sistemi AIPS–EURO ka shënuar një vit rekord në 2025, si në numrin ashtu edhe në vlerën e transaksioneve të kryera nga klientët bankarë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 u realizuan 398 mijë transaksione, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Për krahasim, në vitin 2024 u regjistruan rreth 325 mijë transaksione, ndërsa në vitin 2023 vetëm 249 mijë. Kjo tregon se përdorimi i pagesave në euro përmes sistemit AIPS po rritet me ritme të shpejta, duke reflektuar një integrim gjithnjë e më të madh të ekonomisë shqiptare me tregjet evropiane.
Jo vetëm numri, por edhe vlera e transaksioneve ka njohur rritje të fortë. Gjatë vitit 2025, përmes AIPS–EURO u transferuan mbi 6.3 miliardë euro, nga rreth 5.2 miliardë euro në 2024. Në vetëm tre vite, vlera e pagesave është rritur me afro 50%, një tregues i qartë i zgjerimit të aktivitetit financiar dhe tregtar në euro.
Nëse shohim ecurinë mujore, muaji dhjetor rezulton më i forti i vitit 2025, si për numrin ashtu edhe për vlerën e transaksioneve. Vetëm në dhjetor u kryen mbi 42 mijë pagesa, me një vlerë prej rreth 716 milionë euro. Ky kulm lidhet kryesisht me mbylljen e vitit fiskal, pagesat e bizneseve dhe rritjen e aktivitetit tregtar në fundvit.
Në krahun tjetër, janari dhe shkurti janë muajt më të qetë, duke pasqyruar ritmin tradicionalisht më të ngadaltë të ekonomisë në fillim të vitit.
Në përgjithësi, 2025 konfirmon maturimin e sistemit AIPS–EURO, rritjen e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në pagesat elektronike në euro, si dhe një ekonomi gjithnjë e më të orientuar drejt standardeve evropiane të qarkullimit financiar.
Në ndryshim nga mënyra joefikase e funksionimit të mëparshëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro i mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi i mëparshëm i kryer nëpërmjet bankave korrespondente.
Rama me deputetët e PS : Po ndodh diçka tërësisht e re, shteti po merr pjesë në sipërmarrje
Në Shqipëri po ndodh dicka për herë të parë: Shteti po e rrit praninë e tij në sipërmarrje. Kështu u tha kryeministri Rama deputetëve socialist në fjalën......
Cilësia e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE rishikon treguesit, nga numri e kohëzgjatja e ndërprerjeve, te koha e riparimit të defekteve
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e treguesve dhe kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së......
Festat e Nëntorit “nxitën” turizmin ndërshqiptar/ Mbi 22 mijë shqiptarë të Kosovës u akomoduan në vendin tonë
Sipas të dhënave të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për muajin Nëntor 2025, rreth 9,700 vizitorë nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë, duke realizuar......
Negociatat/ Shqipëria i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet - Rama: Fazë të ndërmjetme pas anëtarësimit për plotësimin e kriterit të sigurisë ushqimore
Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por duke kërkuar që disa prej kushteve të anëtarësimit, si për shembull plotësimi i......
Nëntori solli rritje të fortë të vizitorëve/ 30% më shumë turistë dhe netëqëndrime gjatë këtij muaji
Muaji nëntor ka konfirmuar vazhdimësinë e trendit rritës të turizmit në Shqipëri, duke reflektuar një sezon gjithnjë e më të zgjatur dhe interes në rritje......
Gjoba deri 3 mijë euro për donacionet dhe sponsorizimet - Detyrim, publikimi i kontratave dhe deklarimi në Regjistër
Çdo individ apo kompani që bën donacione dhe sponsorizime të ndryshme për institucione publike apo organizata jofitimprurëse, në fusha si arti, sporti dhe......
Korridori VIII, lotet që mbyllen sivjet - ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin
Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor. Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV......
Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke e mbyllur këtë javë në vlera relativisht konstante teksa është blerë......


