Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 12:14

2024, papunësia në Shqipëri zbret në 8.8% - Shifrat reflektojnë rënien e popullsisë dhe ndryshimet demografike

Nga Elisabeta Dosku

2024, papunësia në Shqipëri zbret në 8.8% - Shifrat

Papunësia në Shqipëri për popullsinë 15 vjeç e lart regjistrohet në 8.8 për qind. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije shifrat nga anketa tremujore e forcave të punës për tremujorin e katërt 2024, ku vihet re rënie vjetore e papunësisë me 0.8%.

Të dhënat kanë marrë si bazë Censin e popullsisë 2023, sipas të cilit në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë qytetarë si dhe ndryshimet demografike.

“Shkalla Zyrtare e papunësisë në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15 vjeç e lart është 8.8 për qind duke shënuar një ulje vjetore me 0.8% dhe një rritje tremujore me 0.7%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75.5% me një rritje vjetore 1.2 % me ulje tremujore me 0.4%."

Nga ana tjetër shkalla e punësimit është rritur krahasimesh me një vit më parë.

“Në tremujorin e katërt 2024, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 68.3%, duke shënuar një rritje vjetore me 1.6 % dhe një rënie tremujore me 0.8%.”

Sipas të dhënave, gjatë tremujorit të katërt 2024, 17.8% e popullsisë ekonomikisht jo aktive dhe në moshë punë ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 10.6% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm dhe 14/9% në paaftësi të përhershme dhe 4.1% nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, duke u klasifikuar si të papunë të dekurajuar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat