200 gra të punësuara dhe eksporte drejt Gjermanisë dhe Çekisë-Balluku: Fasoneritë, krah i fortë i ekonomisë në qarkun e Fierit
Fasoneritë janë ndër bizneset kryesore që arrijnë të mbajnë kryesisht gratë në marrëdhënie pune, duke fituar të ardhura. Gjatë një inspektimi në një linjë manifakture në qytetin e Fierit, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli për punësimin në këtë industri.
“Për të thënë të drejtën, për të parë njësi që funksionojnë fuqishëm në zonë dhe 200 gra, nuk janë pak. Fieri është një nga qendrat më të mëdha për sa i përket sektorit të prodhimit. Kështu që është kënaqësi që ndërmarrjet janë plot dhe vazhdojnë që të kenë nevojë për krah pune. Qarku i Fierit vazhdon dhe mbetet një nga motorët ekonomikë më të suksesshëm në Shqipëri, jo vetëm për atë që prodhon, por edhe për angazhimin e njerëzve punëtorë.”
Jo vetëm që fasoneritë mbajnë aktiv krahun e punës, por eksportojnë në tregjet e huaja, duke nxitur kështu lidhjen e kontratave të reja. “Deri më tani jemi 200 punonjës. Në fillim, kur e hapëm ishim vetëm 40 punonjës në maj të vitit 2020 dhe tani po rritemi. Kemi bashkëpunim me disa kompani të ndryshme jashtë vendit, si në Gjermani dhe Çeki.”
Sipas kontrollit tatimor në Fier, përgjatë vitit 2020, kur shumica e bizneseve ulën “qepenat”, në Fier u hapën rreth 55 subjekte të reja, duke mos patur vetëm bujqësinë dhe turizmin si motor kryesor të prodhimit, por edhe fasoneritë.
Sondazh

Bilanci 2024-ës, buxheti arkëton 7.1 miliardë euro-Kapërcim me 670 milionë euro në raport më 2023
Buxheti i shtetit ka mbledhur 710.3 miliardë lekë për vitin 2024, apo afro 7.1 miliardë euro. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, tregojnë të......

Kombinat, Kryeministri Rama inspekton punimet për rindërtimin e lagjes së re
Vijon procesi i Rindërtimit në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe......

Ish-blloku do të kthehet në zonë këmbësorësh - Prezantohet projekti me mbështetjen e rrjetit botëror “WALK 21”
Në zonën e ish-Bllokut, janë rikonceptuar hapësirat publike duke i dhënë prioritet këmbësorëve, duke i kthyer disa prej tyre në pedonale. Projekti i Walk 21,......

Viti 2024, më i vështiri për fasonët - Por, rritet vlera e raportit të mallrave të shitur
Gjatë 6 viteve të fundit, eksportet e fasonerive të vendit kanë pësuar një rënie prej rreth 20%. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit......

Eurostat: Në Janar inflacioni në Shqipëri zbriti 2.4%/ Çmimet më të ulëta se në Mal të Zi dhe Serbi, por më të larta se në Kosovë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Janar të vitit......

Trump mbetet në klasë? Sondazhi i i Reuters/Ipsos: Amerikanët të pakënaqur me trajtimin e problematikave kryesore të vendit!
Amerikanët i japin Presidentit Donald Trump vlerësime mesatare në trajtimin e tij të ekonomisë dhe përpjekjeve për të tkurrur qeverinë dhe nuk janë të......

1 mld lekë për sistemin e integruar të çështjeve gjyqësore - KLGJ hap tenderin, synohet efikasitet dhe mbrojtje e të dhënave
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur hapjen e tenderit për sistemin e integruar të menaxhimit të çështjeve gjyqësore (ICMIS). Fondi limit i përllogaritur......

Buxheti e transporti, më të financuarit me borxh të huaj - Cilët ishin sektorët e tjerë të ekonomisë që u mbështetën më shumë në 2024?
Buxheti i qeverisë ka qenë ai që është mbështetur më shumë me borxh të huaj gjatë vitit 2024. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, një......